Haxhiu: Thaçi president, ose prishet koalicioni

PUBLIKUAR

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu-Kamishi, në emisionin “Info-Box” të TV Dukagjinit, ka theksuar se në rast se nuk respektohet marrëveshja në mes PDK-së dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (PDK), në të cilën parashihet ndër të tjera që shefi i PDK-së, Hashim Thaçi të zgjidhet president i ardhshëm i Kosovës, atëherë merr fund koalicioni qeverisës.

Siç transmeton Telegrafi, ai ka thënë se beson fuqishëm që i pari i PDK-së do të jetë presidenti i ardhshëm i Republikës së Kosovës, duke shtuar se kundërshtimet e disa prej deputetëve të LDK-së, të cilët deklarojnë se nuk do ta votojnë Thaçin për president, po bëhen sipas tij, për konsum politik.

“Disa nga deputetët e LDK-së i propagandojnë dhe e ngrisin këtë çështje, për shkak se dëshirojnë të përfitojnë në rrafshin individual apo grupor. Mos të harrojmë se marrëveshja për koalicionin qeverisës PDK- LDK, ka marrë votat e shumicës së kryesisë së LDK-së”, ka shtuar Haxhiu. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

IKShPK: Kujdesuni për të moshuarit, mos i lini fëmijët në veturë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë thirrje për kujdes të shtuar...

Fluks i madh në pikat kufitare, pritjet po zgjasin mbi dy orë e gjysmë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat për qarkullimin në pikat kufitare,...

Cakolli: Kryeministri dhe ministrat në detyrë duhet të japin dorëheqje para mandatit të deputetit

Hulumtuesi i Institutit Demokratik të Kosovës, Eugen Cakolli, ka deklaruar se vendimi i fundit...