Haxhiu paralajmëron padi për Thaçin në Gjykatën e Zvicrës

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër shtetase e huaj ka raportuar se ka...

Ministrja në detyrë, Albulena Haxhiu ka reaguar ashpër ndaj presidentit të vendit, Hashim Thaçi, i cili ka shpërndarë disa pamje që sipas tij dëshmojnë inkriminimin e Grupit Kurti dhe familjes politike të Haxhiut.

Haxhiu ka thënë se presidenti është duke shpifur për qëllime të pista dhe se për këtë janë duke u konsultuar me avokatë për ta paditur Thaçin në Gjykatën e Zvicrës, transmeton Telegrafi.

“Dje akuzoi që familja ime ka laborator droge, ndërsa sot, thekson familja politike. Sikur herën e parë po ashtu edhe herën e dytë, ai ka shpifur me qëllime të pista. Ju njoftoj që lidhur me akuzat e shpifjet e tij, familjarët e mi me shtetësi zvicerane janë duke u konsultuar me avokatë për ta paditur Hashim Thaçin, në Gjykatën e Zvicrës”, ka shkruar ajo në një postim në Facebook.

Haxhiu ka thënë se policia duhet të demantojë Hashim Thaçin.

“Në anën tjetër policia DUHET ta demantojë Hashim Thaçin sepse ata i kanë informacionet e sakta. Le të dalin e të flasin publikisht”, vijon shkrimi i Haxhiut. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Sot diell dhe vranët, nga e diela stabilizim i motit – temperaturat deri në 24 gradë

Për të premten në Kosovë parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa...

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...