Haxhiu: Kam informacione se 16 të pagjetur u zbuluan para dy ditësh në Serbi

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Në tri vitet e ardhshme pritet të ndërtohet ura mbi Lumin Sitnica

Në vlerë prej 70 mijë euro për vitin 2024 dhe mjetet tjera për vitet...

Sot Kosova me diell, por vende-vende do të ketë edhe shi

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell por edhe me vranësira ku...

Deputetja e Kuvendit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë̈ e Kosovës (AAK), Teuta Haxhiu, ka folur lidhur me personat e pagjetur qysh nga lufta e fundit në Kosovë, raporton Gazeta Express.

Sipas saj lidhur me këtë temë janë nxjerr disa rezoluta që nuk janë përfillur nga Qeveria.

“Tema e të pagjeturve për 20 vite është thirr nga deputet, grupe parlamentare dhe është trajtuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës ka nxjerr rezoluta dhe fatkeqësisht ato rezoluta në Qeveri nuk janë përfillë. Tani kjo temë e ka ndjeshmërinë̈ e vet ka dhimbje është plagë e hapur për të gjithë qytetarët e vendit, por meqë është thirr kjo interpelancë ka ndodh edhe disa ndryshime brenda Komisionit për të pagjeturve, unë do ta lexojë fjalën time, por do ta shikojë rezolutën dhe nuk është që ka diçka më shumë se sa rezolutat e tjera. Në fund të fundit duke e ditë që rezolutat nuk janë obligative me Qeverinë, sepse pikërisht tema e të pagjeturve  më ka shqetësuar pse rezolutat nuk janë obligative për Qeverinë dhe pse Kuvendi nxjerr një rezolutë derisa është institucioni që e monitoron atë”, ka thënë ajo.

Tutje, përmendi se para dy ditësh është  hapur një varrezë masive në Serbi e ku janë gjetur 16 të pagjetur.

“Jemi dëshmitar që para dy dite u hap një varrezë masive në Serbi dhe sa kam informata nga aty janë nxjerrë 16 të pagjetur, shqiptar të vrarë dhe të masakruar në luftën e fundit në Kosovë, pra pas 20 vitesh u hap një prej varrezave që ndodhen në Serbi, ndërsa në Hagë po gjykohen ata që bënë të pamundurën token dhe njerëzit e vet për të mbrojtur edhe këta 16 shqiptar si shumë e shumë të tjerë, ata padrejtësisht po gjykohen vetëm pse ishin luftëtar të drejtë të luftës të UCK-së, dhe këta shqiptar të pambrojtur që u masakruan në Kosovë u varrosen në tokën e armikut, kurse luftëtarët luftuan për tokën e vet”, tha ndër të tjera ajo.

Më tej, ajo tha se në Komisionin Parlamentar për persona të pagjeturave për herë të parë në këtë Kuvend ka ardh ka raporto një kryeministër i Kosovës

“Në Komisionin Parlamentar për persona të pagjeturave për herë të parë në këtë Kuvend ka ardh ka raporto një kryeministër i Kosovës me dyer të mbyllura dhe kemi bërë pyetje. Mirëpo ne kemi gjithmonë edhe pyetje të tjera sepse na obligo mbi të gjitha e drejta e familjarëve për fatin e pagjeturave të tyre”.

“Kryeministri dhe Qeveria a kanë kontaktuar me organizatat e të pagjeturve para takimeve që kanë ndodh në Bruksel dhe në Uashington”

“Tema e të pagjeturave nuk duhet të na ndaj, tema e të pagjeturave duhet të na bashkojë sepse përballë kemi një armik, politik të ndyrë të Serbisë, që gjithmonë gjen forcën të na dëmtojë”/Gazeta Express

SHIKO MË SHUMË

Sot Kosova me diell, por vende-vende do të ketë edhe shi

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell por edhe me vranësira ku...

Në këto vende do të ketë sot ndërprerje të rrymës, shkak punimet në rrjet

KEDS ka njoftuar se sot do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të...

Sulmohen me shishe xhami veturat e policisë dhe KFOR-it në Leposaviq

Veturat e policisë së Kosovës dhe ato të KFOR-it amerikan janë sulmuar me shishe...