Haxhinjtë nga Kosova bllokohen në Mekë

PUBLIKUAR

Sipas disa informatave nga haxhinjtë kosovarë që janë në Mekë, por ende të pakonfirmuara nga zyrtarët e BIK-ut, 800 haxhinjtë nga Kosova që kanë shkruar për të kryer haxhin këto ditë kanë mbetur të bllokuar në Mekë,

Sipas burimeve të Klan Kosovës, që nga ora 15:00 deri në këto momente ata kanë mbetur të ngujuar nëpër autobusë dhe askush nuk është duke u marrë me ta. Ata nuk kanë asnjë informacion se kur mund të nisen.

Plani ka qenë që nga qyteti i Mekës të bëhet nisja për në Medinë, por deri më tash kjo nuk ka ndodhur dhe nuk dihen arsyet për bllokimin e autobusëve të tyre.

Gjendja e tyre shëndetësore është e mirë dhe nuk ka arsye për brengosje, mirëpo problemi është se kanë mbetur në duke pritur për një periudhë të gjatë, njofton Klan Kosova.

SHIKO MË SHUMË

Apeli shqyrton ankesat në rastin e ish-zyrtares së OSBE-së të dënuar për spiunazh

Në Gjykatën e Apelit po shqyrtohen ankesat e Prokurorisë dhe të mbrojtjes lidhur me...

Besa Shahini bëhet nënë, lëvdata personelit mjekësor për kujdesin

Ish-kandidatja për kryetare të komunës së Prishtinës, Besa Shahini, ka njoftuar se është bërë...

Hoxha nderon Afrim Bunjakun: Kemi kapacitete më të mëdha se në kohën e sulmit në Banjskë

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka thënë se Policia e Kosovës tashmë...