Hargjon të gjitha parat që kishte, meqë po vdiste, por diagnoza doli gabim

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

Lipjanasi ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes, konfisohet një armë me leje

Policia Kosovës ka njoftuar përseri se ankuesja femër kosovare, ka raportuar se bashkëshorti i...

images

Një burrë nga Zelanda e Re, i cili mori vesh se kishte vetëm disa muaj jetë, vendosi të jetojë me tërë shpejtësinë deri në vdekje, por disa muaj më pas mori vesh se mjekët kishin gabuar e ai tashmë i kishte bërë paratë rrush e kumbulla, transmetojnë mediat britanike. Franc nuk kurseu, sepse mendonte të kishte kancer dhe se do të vdiste brenda gjashtë muajsh. 69-vjeçari, i cili nuk deshi të tregonte mbiemrin për mediet, me bashkëshorten e vet, Vilma, 65 vjeç, kishte vendosur që të mos kursente asgjë, pasi që nuk kishte çfarë të humbiste. Ai udhëtoi nëpër Australi e Fixhi, e pastaj e shiti edhe shtëpinë dhe nisi të shpenzonte paratë.
Franc me bashkëshorten shkonte nëpër darka të shtrenjta, shëtitje dhe udhëtime. Ai kishte edhe një firmë me punëtorë në Ockland dhe të gjitha pothuaj i fali me një çmim prej 30.000 dollarësh. Ai sërish nisi të pijë kafe e duhan, sapo mori vesh se kishte kancer. Ndërsa gjatë një kontrollimi te mjekët, iu tha se kishin gabuar dhe nuk kishte kancer.
Franc ishte gëzuar shumë për këtë lajm, por i humbi krejtësisht humorim pasi ai tashmë kishte mbetur pa një dyshkë.
”Se nuk do të vdes është lajm i mirë, por me kartela i kam shpenzuar rreth 80.000 dollarë dhe tani kemi mbetur trokë.
Kundër spitalit që i caktoi diagnozën, ai tani ka ngritur një akt-padi.

SHIKO MË SHUMË

I riu nga Kroacia e shndërron autobusin e vjetër në ‘një klub nate’

Zhelimit Matiq nga Zagrebi, disa vite më parë bleu një autobus të vjetër të...

Çifti britanik heq dorë nga stili i vjetër i jetës për të jetuar në furgonin e tyre

Një çift që la stilin e vjetër të jetesës pasi ndiheshin të ‘mbytur’ nga...

Askush nuk e di se si u ndërtua kisha mbi këtë shtyllë prej guri 40 metra

Struktura misterioze shihet në legjendën lokale si një “shtyllë e jetës” dhe një “simbol...