Haradinaj: Punoni për popull ose përballja ka me qenë më serioze

PUBLIKUAR

(E plotësuar) – Kryetari i AAK-së i kujtoi kryeministrit Mustafa dhe Qeverisë se prnavera është afër dhe mund të përballen me revoltë të qytetarëve, nëse gjërat nuk merren më seriozisht.

“Pranvera po vjen dhe do të keni punë me popull në rrugë. Më vjen keq, ne duhet të rrijmë me popull, falemenderit për shumëcka.Gjërat kanë me shku më seriozisht, përballja ka me qenë më serioze” , tha Haradinaj.

Bajrami: Vetëvendosje ka harruar kohën kur kërkonte udhëheqjen e dialogut me Serbinë

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, ka folur në Kuvendin e Kosovës për dialogun me Serbinë, duke thënë se dikur Partia e Albin Kurtit kërkonte me ngulmë udhëheqjen e procesit te bisedimeve.

Ajo ka thënë se në kohën kur anëtarët e Vetëvendosjes po flasin për konsistencë në qëndrime ndërkohë kanë harruar kohën kur ishin në VLAN dhe kërkon t’i drejtonin bisedimet me Serbionë.

“Qytetarët duhet ta dinë se kush janë ata që po i thërrasin në protesta. Sa i përket konsistencës: po është e vërtetë se Kryeministri po takohet me përfaqësuesit e Qeverisë së Serbisë sepse jemi në një proces dialogu. Po më thuani a ishit ju VV që kërkuat kryesimin e dialogut me Serbinë gjatë kohës së VLANI’it”, ka thënë Bajrami, në Kuvendin e Kosovës.

“Nuk dola të flas këtu që të mbrojë Kryeministrin, se jam e sigurt se ai nuk ka nevojë. Kryeministrin e mbron puna e vet. Dua t’i sqaroj disa gjëra për qytetarët sepse këtu u fol për konsistencë dhe u bë thirrje për protesta. Tjetër të gjithë e dimë se në seancën e 10 prillit 2014, u votua ligji për plotësim ndryshim të ligjit për Ndërmarrjet Publike, ligji i cili hiqte Trepçën nga administrimi i AKP’së dhe ai i kthenteQeverisë. Shiheni votimin elektronik të datës 10.04.2014 të gjithë deputetët e VV’së votuan kundër. Pse sepse kërkonin ligj të veçantë për Trepçën. Ju lutem jeni konsistent kur kerkoni konsistence”, ka shtuar jo.

Konjufca:Qytetarë, bëhuni gati për demonstrata

Deputeti i Vetëvendosjesë Glauk Konjufca, tha se ajo që po ndodh me Trepçën dhe ajo që tha kryeminsitri Mustafa tregon se kjo qeveri po done me e shit Trepçën dhe me përfitu disa euro në form të tatimeve. Ai madje nga foltoraj e kuvendit i foti qytetarët e Kosovës për protesta të reja për të mbrojtur Trepçën.

“Të dashut qytetarë të Kosovës, përgatituni për demonstrata të reja”, tha Konjofca.

Mustafa: Se tërhoqëm ligjin për shkak të Vuçiqit, por për të shpëtuar Trepçën

Kryeministri Isa Mustafa tha se çështja e Vuçiqit, nuk duhet ngrihet më në Kuvend, sepse vendimet për Trepçën janë ndërmarrë për ta shpëtuar atë.

“ Unë ju garantoj se as Vuçiq e as Qeveria e Serbisë nuk ka qenë e ndikuar në këtë, dhe kompleksin e Vuçiq duhet ta hiqni të gjithë ju që e keni këtë dhe një herë e përgjithmonë të mos merremi me të po le të merret ai me Serbinë sepse ka probleme të mëdha në Serbinë dhe ne të merremi me Kosovën, dhe ne nuk e kemi tërheq projekligjin paraprakë për Vuçiqin. Është e vërtet se ne e kemi propozuar atë projektligj por është e vërtet se ne kemi dashur të shpëtojmë Trepçën nga likuidimi”, tha kryeministri Mustafa.

Ymeri: Paragrafi 11.3 nuk është në të mirë të Trepçës

Ndërsa Visar Ymeri, tha se paragrafi 11.3 i nenit 3 të projektligjit për ndërmarrjet publike, nuk duhet të jetë ashtu , nëse vërtet po mendohet për Trepçën.
“Në komision ka pasur një lloj pajtueshmërie, por nuk ka pasur pajtueshmëri se do të duhej të ndryshohej ky nen. Ne si Vetëvendosje kërkojmë që kjo pikë ku flitet për komunat, ku regjistrimi i ndërmarrjeve publike të bëhet me miratim të komunave. Mendoj se nuk ka nevojë të jetë kjo pikë edhe nëse është për Trepcën edh nëse enuk është për Trepcën” tha Ymeri.

Limaj: Të hartohet ligji për Trepçën

Ndërsa Fatmir Limaj kryetar i NISMA-së tha se është duke u bërë zhurmë e kotë për dy nenet ku flitet për komunat.

“Kërkoj që këtë zhurmë të madhe për këto dy nene për mendime tim të panevojshme që asgjë nuk ndryshojnë të hiqen. Mos të lejojmë propagandë dhe rasti është tani dhe të ulemi bashkë ti harmozojmë ligjin për Trepcën. Lejeni këto nene por ti bëjmë veprimet për Ligjin për Trepcën”, tha Limaj.

Lekaj:Edhe njëmashtrim i Qeverisë

Në emër të Grupit Parlamentar të AAK-së foli deputeti Palë Lekaj. Ai tha se Qeveria e Kosovës ka sponzoruar një ligj në disfunksion të ndërrmarrjeve publike.

“ Edhe ky ligj është një mashtrim për qytetarë u jep fuqi komunave vendimarrëse dhe e sankisonon qartë kur thuhet se sanksionimi bëhet në komunat ku gjenden këto ndërmarrje”, tha Lekaj.

Ai madje përmendi edhe Gazivodën, Brezovicën dhe Iber Lepencin që sipas tij janë njësi të komunave me shumicë serbe.

“Komunat të mos jenë të përfshira në nenin 3 paragrafin 11. 3. Kam qenë kundër dhe prapë do të jem kundër derisa të ndryshoj ky nen”, tha Lekaj.

Beqaj:Projektligji i hap rrugë një ligji të veçantë për Trepçën

Në emër të Grupit Parlamentar të PDK-së foli deputeti Besim Beqaj i cili tha se neni 3 paragrafi 11.3 të ndryshohet ndërsa ftoi deputetët që të votojnë projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Ndërmarrje Publike.

“ Ne besojmë që ligji në fjalë hap mundësin që të hap rrugën për krijimin e Ligjit të ri për Trepcën dhe e bënë të mundur që pasurit minerale të jenë të shtetit. Ne besojmë si Grup Parlamentar që neni 3 paragrafi 11.3 duhet të riformulohet. Komuna mund të kenë rol vetëm në shërbime por jo edhe në ndërmarrje sic është Trepca e cila ka pasuri minerale në interes të shtetit”, tha Beqaj.

Mustafa: Votone projektligjin për ndërmarrjet publike

Ndërsa Muhamet Mustafa kryetar i Komisionit për Zhvil;lim Ekonimik, Infrastrukturë, Tregëti dhe Industri tha se anëtarët e këtij komisioni kanë rënë në pajtueshmëri për ndryshimin e nenit 3, paragrafit 11.3 ky flitet për rolin e komunave.

“ Komisioni funksional në mvbledhjen e mbajtur ka shqyrtuar Projektligjit dhe ka dhënë qëndrimet që I keni pas. Është arritur një pajtueshmëri si të mbështetet nevoja për këtë projekligj, neni 3 përkatësisht pika 11.3 të amadamentohet në fazën e dytë, të nxjerret një ligj të vecantë për Trepcën dhe të përcaktohet në një afatë më të shpejtë dhe të rishikohet nevoja e përmirësimit të nenit 7 për përgjegjësit e bordit”, tha Mustafa

Stavileci: Projektligjin mund ta plotësojmë bashkarisht pas leximit të parë

Blerand Stavileci, ministër i zhvillimit ekonomik, tha se, Ministria e Zhvillimit ekonomik dhe qeveria si bartës e zhvillimit ekonomik të Republikës së Kosovës në vazhdimësi ka pasur në konsideratë shqetësime dhe pengesat ligjore të funksionaliteti te ndërmarrjeve shoqerore dhe të ndërmarrjeve nën menaxhimin e Institucioneve të R. Kosovës, funksionimi dhe funksionalizimi i të cilave ka një rëndësi të veçantë për plotësimin e nevojave të qytetarëve tonë.
Në vazhdën e këtij procesi në si MZHE kemi marr të gjitha veprimet e mundshme që janë në kompetencën tonë, meqë qëllim kemi përgatitur draft projektligji për plotësimin dhe ndryshimin e projektligjit Nr 03-L-087 për ndërmarrjet publike,
Kuvendi i R Kosovës, padyshim se nëpërmjet proceduarave legjislative mund të nxjerr ligje në bazë të të cilave do të rregullohen dhe menaxhohen ndërmarrje të caktuara vitale për ekonominë e e vendit dhe natyrisht nëse për veprimet e tilla ekziston edhe një interes madhor publik.
Nëpërmjet projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr 03-L-087, për ndërmarrjet publike, pikë së pari është synuar të krijohet baza juridike për nxjerrjen enjë ligji të veçantë për ndërmarrjen Trepça, kjo për shkak të kompleksitetit dhe të rëndësisë së madhe të kësaj ndërmarrjeje, kjo në mënyrë të qatë shihet tek neni 37a i këtij projekt ligji i cili përcakton se : Statusi, organizimi dhe strukturimi i i ndërmarrjes shoqërore i regjistruar në regjistra gjyqësor me emërtimin Kombinati xehtaro metalurgjik kimik Trepça e cila aktualisht e bazuar në certifikatën e biznesit identifikohet me emërtimin Trepça në administrimin e AKP-së rregullohet me ligj dhe strategji të veçantë .
Në momentin kur miratohen nga Kuvendi i R Kosovës ligji i veçantë për ndërmarrjen Trepça, atëherë do të vlejë dhe bazohet ky ligj si ligj special për këtë ndërmarrje në këtë aspekt nuk mendojmë se do të ketë një paqartësi juridike për më tepër ne jemi dëshmitar se shumë ligje të cilat miratojmë përmbajnë dispozita në mënyrë decidive parashohin se çdo dispozitë e cila bie në kundërshtim me këtë ligj do të merret në dispozitat e këtij ligji , Kështu që edhe në rastin e Trepçës mund të përfshihet ndonjë dispozitë e tillë dhe e cila do të evitonte çfarëdo dyshimi të të gjithë neve. Po ashtu nëpërmjet këtij projektligji për plotësimin dhe ndryshimin e ligjit për ndërmarrjet publike ashtu siç parashihet edhe në nenin 3 të këtij nenit 11 të ligjit bazik i shtohen paragrafët 11.3 11.4.

Mundësia ligjore për ndërmarrjen e një veprimi të tillë që Kuvendi i Kosovës me propozim të qeverisë mund të marr vendim për heqjen nga kompetencat e AKP të një ndërmarrjeje shoqërore ose njësie të caktuar organizative të saj, është paraparë edhe në nenin 5 paragrafi 2 të ligjit për AKP-në , Siç e dini të gjithë ju deputet të nderuar, e dijë se në mesin tuaj ka edhe isha kryetar komunash , Komunat në vazhdimësi janë ballafaquar me mungesë të hapësirave adekuate për zhvillimin e aktiviteteve të tyre. Ekzistojnë shumë kërkesa të komunave drejtuar AKP-së , si administratore e ndërmarrjeve shoqërore , për bartje të këtyre hapësirave dhe aseteve në shfrytëzim të këtyre komunave , mirëpo në disa raste apo edhe në të shumtën e këtyre rasteve problemi ka lidhur si pasojë e kornizës ligjore , këtu është fjala për ligjin për shpronësimin e pronës së paluajtshme dhe ligjin për dhënien në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës së paluajtshme të komunave .
Nga ajo që u parashtrua më lart ju rekomandojë që ta aprovojnë dhe pastaj bashkërisht në komisionet përkatëse të Kuvendit t’i bëjnë amandamentimet e nevojshme në mënyrë që të evitohet edhe paqartësia më e vogël e mundshme ligjore me theks të veçantë tek neni 3 , paragrafi 11.3, dhe 11.4 .

Ne kemi pasur pra edhe takimin e komisioni parlamentar për zhvillimin ekonomik, infrastrukturë dhe tregti dhe industri, dhe besojë se me të gjithë anëtarët e komisionit pa dallim në mënyrë unanime jemi marr vesh që të ketë modifikime të dhe riformulim të këtij neni.

Kuvendi i Kosovës, sot ndryshimi dhe plotësimi i ligjit për ndërmarrjet publike

Kuvendi i Kosovës vazhdon sot seancën plenare me shqyrtimin e parë të projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për ndërmarrjet publike.

Projektligji është miratuar në parim me shumicë votash në Komisionin parlamentar për Zhvillim Ekonomik, ku kryetari Muhamet Mustafa, ka kërkuar sqarime për disa nene, të cilat ngrenë çështje, që janë të diskutueshme, e posaçërisht lidhur me regjistrimin e ndërmarrjeve publike që thuhet se duhet të bëhet në marrëveshje me komunat në territorin e të cilave gjenden ato. Njësoj thuhet edhe për njësi të caktuara organizative të ndërmarrjes shoqërore, të cilat janë objekt i regjistrimit si ndërmarrje publike. Prandaj, ai ka kërkuar sqarime se cili është roli i komunave në ketë rast, si dhe për kreditorët e mundshëm lidhur me ndërmarrjen shoqërore Trepça.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, ka theksuar krijimin e bazës juridike që me vendim të Kuvendit të Kosovës të hiqen nga kompetenca e Agjencisë Kosovare të Privatizimit ndërmarrje të caktuara shoqërore ose njësi organizative të një ndërmarrje shoqërore dhe këto të regjistrohen si ndërmarrje publike.

Ai ka theksuar se komunat kanë nevoja të ngutshme për më shumë hapësirë për bashkëpunim të nivelit qendror më atë komunal për çështjet që kane të bëjnë me interesat e qytetareve dhe projektligji trajton vetëm aspekte zhvillimore dhe jo aso politike. Ndërsa, ka shtuar ai, pas miratimit të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për riorganizimin e ndërmarrjeve të caktuara dhe pasurisë së tyre tani ka kohë të arsyeshme për hapa të domosdoshëm për hartimin e Ligjit të veçantë për Trepçën.

Në seancën e Kuvendit, të nisur dje paradite, kryeministri Isa Mustafa ka raportuar lidhur me marrëveshjen e arritur në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, që ka të bëjë me gjyqësorin. Ai ka theksuar se, “marrëveshja e arritur së fundmi parasheh një integrim të strukturave të deritanishme të drejtësisë nga veriu i vendit në sistemin gjyqësor të Kosovës, për të aplikuar kështu legjislacionin e Republikës së Kosovës”.

“Pika e parë e marrëveshjes e reflekton pikërisht këtë. Në të gjitha pikat e tjera marrëveshja i referohet harmonisë me ligjet e Republikës së Kosovës”, u shpreh kreu i qeverisë kosovare.

Ndërsa, gjatë debatit të gjerë opozita u shpreh se “marrëveshja është e dëmshme dhe bie ndesh me Kushtetutën, krijon standarde të dyfishta dhe nuk ka bazë juridike në legjislaturën e vendit”.

Seanca plenare mbylli mbrëmë punimet e ditës së djeshme, pas shqyrtimit dhe miratimit me shumicë votash të Propozim-programit të punës së Kuvendit për vitin 2015, të propozuar nga Kryesia e Kuvendit, hartuar në bazë të programit legjislativ të qeverisë, planeve të punës së komisioneve parlamentare dhe Planit të Veprimit për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit.

Për vitin 2015 qeveria e Kosovës ka parashikuar të përgatisë dhe të dërgojë për miratim në Kuvend rreth 100 ligje

***

Sot do të bëhet vazhdimi i Seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Gjatë ditës së djeshme kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka raportuar para deputetëve rreth bisedimeve në Bruksel dhe marrëveshjes së nënshkruar për drejtësi./BS

SHIKO MË SHUMË

​Më 2025 Serbia mohoi 110 krime lufte, mes tyre edhe Reçakun, Batajnicën e Srebrenicën

Autoritetet në Serbi kanë mohuar, vitin e kaluar, të paktën, në 110 raste, krimet...

Kanos me vrasje katër policë dhe dëmton kompjuterin në stacion, arrestohet i dyshuari në Pejë

Një person është arrestuar në Pejë pasi dyshohet se ka kanosur me vrasje katër...

Hajnat depërtojnë me forcë në një biznes në Prizren, marrin para dhe dëmtojnë pajisjet

Një rast i vjedhjes është raportuar në Prizren, ku persona ende të paidentifikuar kanë...