Haradinaj: Nuk shpëtohet fytyra duke u fshehur pas namit të Rugovës

PUBLIKUAR

I menjëhershëm ka qenë reagimi i liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, ndaj një postimi të kryeministrit Isa Mustafa në Facebook, ku ky i fundit ka thënë se edhe Ibrahim Rugovën e kanë kërcënuar dhe janë likuiduar aktivistë të LDK-së, por fryma shhtetndërtuese nuk është ndalur.

“Nuk e di se çka ka patur ndër mend Isa Mustafa, kur e ka shkruar statusin e tij në Facebook, për vrasjen e aktivistëve të LDK-së dhe kërcënimet ndaj Presidentit Rugova, por nëse edhe me pahirë, i ka shkuar mendja tek unë, (siç e paskan interpretuar disa media) kjo tregon burracakërinë e tij. Ai po provon të gjejë fije kashte për ta shpëtuar lëkurën e vetë”, thuhet në reagimin e Haradinajt, transmeton Telegrafi.

“Ia kujtoj Isa Mustafës se kur unë kam pasur marrëveshje burrash me Presidentin Rugova, ai ka qenë si hijenë kundër tij, sikundër që është edhe sot, thellësisht kundër frymës së Ibrahim Rugovës, i cili as në atë dynja nuk do t’i kishte falur Bjeshkët e Rugovës!”

“Lere Facebookun e kthjellu kryeministër, sepse edhe aty e mbyte shqipen!”, thuhet në reagimin e Haradinajt. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

“Merreni nga një çadër”, organizatori i protestës: Sonte, edhe nën shi – bashkë për UÇK-në

Organizatori i protestës “Jo në emrin tim” në Prishtinë, Çlirim Haziri, u ka bërë...

Te hënën seanca e Kuvendit

Seanca e kuvendiut të Kosovës do të mbahet të hënën. Pas mbledhjes së kryesisë...

Apeli shqyrton ankesat në rastin e ish-zyrtares së OSBE-së të dënuar për spiunazh

Në Gjykatën e Apelit po shqyrtohen ankesat e Prokurorisë dhe të mbrojtjes lidhur me...