Haradinaj: Në SHBA do të kërkoj fuqizimin ndërkombëtar të Kosovës

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmohet seksualisht një femër në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër kosovare ka raportuar se ishte sulmuar seksualisht...

Regjistrimi i popullsisë në Lipjan, deri tani janë regjistruar mbi 51 mijë qytetarë

Nënkryetari Komunes së Lipjanit Diamant Bytyqi ka thënë se procesi i regjistrimit po shkon...

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj javën e ardhshme do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai përmes një postimi një “Facebook”, ka bërë të qartë se tema kryesore e takimeve bilaterale në New York do të jetë fuqizimi ndërkombëtar i Kosovës.

Haradinajt do të zhvillojë takime bilaterale me homolog e me delegacione ndërkombëtare ku do të kërkojë edhe anëtarësimin e vendit në organizata ndërkombëtare.

Njoftimi i tij i plotë:

Javën që vie do të qëndroj për vizitë zyrtare në ShBA, ku në fokus të agjendës do të jetë fuqizimi ndërkombëtar i Kosovës. Në New York do të zhvilloj takime bilaterale me homolog dhe delegacione ndërkombëtare që marrin pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, me fokus prezantimi i të arriturave të Kosovës, anëtarësimi i vendit në organizatat ndërkombëtare, tërheqja e investimeve direkte në vend dhe tema të tjera me interes për Kosovën. Krahas kësaj, për ta forcuar partneritetin me ShBA-të do të zhvilloj takime bilaterale me senatorë, kongresist, dhe personalitete me influencë në Washington.

Rruga euro-atlantike e vendit është e pakthyeshme!

 

SHIKO MË SHUMË

Leposaviq: Policia e Kosovës gjatë një bastisje gjen narkotikë, armë zjarri dhe municion

Policia e Kosovës, më saktë Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik gjatë një...

Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot mban mot me diell dhe vranësira të...

Kusari-Lila demanton Vlora Çitakun: Me PDK-në s’kemi biseduar për zgjedhjet

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila, i është kundërpërgjigjur...