Haradinaj në Lipjan, zhvilloi takim me strukturat udhëheqëse të AAK-së (FOTO)

PUBLIKUAR

Në këtë takim ishte i pranishëm Lideri i AAK-së z. Ramush Haradinaj me bashkëpunëtorë nga udhëheqësia qëndrore e Aleancës. Gjatë këtij takimi me karakter bashkëbiseduas u shpalos puna e AAK-së në nivel lokal dhe nivel qëndror.

Lideri i AAK-së z. Ramush Haradinaj, daklaroi se AAK po vazhdon fuqishëm fuqizimin e saj dhe thirrjen e njerëzve për t’u bashkuar vizionit të AAK-së dhe kauzës kundër Qeverisë Anti Kushtetuese. Njëherit z. Haradinaj falënderoi Kryetarin e Degës në Lipjan z. Fitim Selimi për punën e pa lodhshme dhe fuqizimin e vazhdueshëm të AAK-së në Lipjan duke e bërë AAK-në parti lidere. Ndërsa Kryetari i Degës së AAK-së në Lipjan z. Fitim Selimi tha se AAK-ja dhe anëtarësia e saj duhet të jenë krenarë me pozicionimin e liderit z.Haradinaj dhe të gjithë partisë krahas sfidave të rëndësishmë që po kalon vendi ynë. Në këtë takim bashkëbisedues para të pranishmëvë prezantuan edhe anëtarët e tjerë të Kryesisë qëndrore të AAK-së si dhe anëtarët e strukturave të Aleancës në Lipjan.
AAK Dega në Lipjan, falënderon të gjithë anëtarët e strukturave për praninë e tyre sot, duke e bërë këtë takim madhështor dhe kuptimplotë.

12512553_1003935786321433_393662641326460764_n

SHIKO MË SHUMË

Dy raste me fruth në Lipjan

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë periudhës 16 prill...

Daut Haradinaj viziton Bekim Metaj, vlerëson guximin e ish-ushtarit të UÇK-së

Në Magure të Lipjanit, Daut Haradinaj ka zhvilluar sot një vizitë te ish-ushtari i...

Lipjan: Rrahje pas debatit në trafik, policia u gjen armë e bisht sëpate të dyshuarve

Dy persona në Lipjan, kanë përfunduar në ndalim policor, pasi të njëjtit pas një...