Haradinaj: Kosova do ta kujtoj gjithmonë me përulje heroin Zymeri

PUBLIKUAR

ë katërvjetorin e rënies së Enver Zymerit, i cili ka qenë polic i Njësisë Speciale dhe u vra gjatë një aksioni për shtrirjen e sovranitetit në veri më 25 korrik 2011, atë e ka kujtuar kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ai përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka thënë se Kosova dhe qytetarët e saj do ta kujtojnë përgjithmonë me respekt dhe përulje heroin Zymeri.

“Kujtim të përjetshëm për heroin Enver Zymeri. Në katër vjetorin e rënies së tij, obligimi ynë i përbashkët është funksionalizimi i shtetit në të gjitha aspektet, në veçanti në shoqëri ligjore, rend dhe ligj”, ka shkruar Haradinaj.

Rikujtojmë se para katër vjetësh Qeveria e Kosovës, pati marrë vendim që forcat e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës të njohur si “ROSU”, të ndërhyjnë në veri të Mitrovicës për t’i marrë nën kontroll pikat kufitare 1 dhe 31, të cilat deri në atë kohë kontrolloheshin nga bandat kriminale serbe.

Gjatë këtij aksioni u vra Enver Zymberi, pjesëtar i njësisë “ROSU”. Pas këtij aksioni, policia e Kosovës nuk qëndrojë në ato pika as 24 orë, por u tërhoqën. Më vonë pasuan edhe demonstrimet e qytetarëve serbë që jetojnë në atë pjesë të vendit.

SHIKO MË SHUMË

Kurti reagon për vdekjen e Eqrem Kryeziut: Dha kontribut të madh për vendin

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka reaguar për vdekjen e ish-kryetarit të Prizrenit, Eqrem...

Tragjedia në Shëngjin, identifikohet 19-vjeçari nga Gjilani që u mbyt në det

Një tragjedi ka ndodhur ditën e hënë në bregdetin e Shëngjinit, ku ka gjetur...

Parafillorët në Prishtinë do të kenë nga shtatori orar katërorësh

Nga 1 shtatori, fëmijët parafillorë në Prishtinë do të kenë orar më të gjatë...