Haradinaj: I pakuptimtë mos reflektimi i PDK-së

PUBLIKUAR

haradinaj-i-pakuptimt-euml-mos-reflektimi-i-pdk-s-euml_hd

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka paralajmëruar se megjithatë, seanca e parashikuar, përkatësisht e kërkuar nga më shumë se 60 deputetë, do të mbahet nesër.

“Kishim një takim përgatitor për seancën e nesërme e cila është thirrur me kërkesën e mbi 60 deputetëve. Është i pakuptimtë mos reflektimi i kryesueses Flora Brovina, përkatësisht i PDK-së ndaj kërkesës së deputetëve për mbajtjen e seancës. Ky thjesht është një bojkot që po bëhet”, ka vlerësuar Haradinaj.

Haradinaj, pas takimit me përfaqësuesit e Bllokut VLAN, ndonëse ka pranuar se mund të mos ketë zgjedhje të kryetarit të Kuvendit, ka thënë se së paku do të zhvillohet debat.

“Kërkesë e deputetëve ka qenë edhe debati. Në fund të debatit do të vlerësohet si do të procedohet më tutje. Seanca vazhdon, rendi i ditës është zgjedhja e kryetarit dhe kryesisë – ka mundësi që nesër nuk do të votohet për kryetar por do të ketë debat”, ka bërë të ditur Haradinaj. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

​Përfaqësues të FSK-së përfunduan me sukses kursin për nënoficerët e lartë

Përfaqësues të Forcës së Sigurisë së Kosovës përfunduan me sukses Kursin Ndërkombëtar për nënoficerët...

Dogana e Kosovës zbulon 113 telefona mobilë të kontrabanduar, asnjë dokumentacion për origjinën

Dogana e Kosovës, mbrëmë, më 23 tetor 2026, pas pranimit të informatave përmes rrugëve...

Dy persona gjenden pa shenja jete në Prishtinë dhe Graçanicë

Dy persona janë gjetur pa shenja jete gjatë ditës së djeshme në Prishtinë dhe...