Haradinaj është gënjeshtar, Kurti intelektual, krejt çka tha mbrëmë Rama në Pressing

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Voziti nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Ranillug

Policia në Gjilan ka njoftuar se ka gjobitur një shofer i cili po voziste...

Vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashikohet të mbajë...

Gjatë së hënës kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u përball për herë të parë me gazetarët kosovarë, Berat Buzhalën e Leonard Kerqukin në emisionin Pressing. Ky emision si i tillë edhe theu të gjitha rekordet e shikueshmërisë online në Kosovë.
Por çka u diskutua mbrëmë në depatin e nxehtë në mes të Ramës, Buzhalës e Kërqukit?

Express iu sjellë një përmbledhje të gjithë asaj se çka u fol mbrëmë në Pressing. 

Rama ka folur për raportet Kosovë-Shqipëri, për liberalizimin e vizave, taksën e marrëdhëniet tregtare në mes të dy shteteve.

Por fajin kryesor për mos-liberalizimin e vizave e ka ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj.

Rama tha të ketë këshilluar Haradinajn të pezullojë taksën, pasi presidenti francez Emmanuel Macron premtoi liberalizimin e vizave.

“Do të ishi pa viza po të pezullonte taksën Haradinaj. Por ai nuk kupton edhe kaq. Tani mbi një vit do të ishi pa viza”, tha Rama në emisionin ‘Pressing’ në T7.

Sipas kryetarit të PS’së gjithë këtë ish-kryeministri e bëri për vota.

Por, Rama më pas e ashpërsoi edhe më shumë gjuhën ndaj Haradinajt duke thënë se nuk merr vesh në punë e tema të mëdha.

“E klasifikoj si një person që nuk e marrë fare si referencë për tema të mëdha”, ka thënë ai.

“Çfarë i ka bërë Ramush Haradinaj Kosovës? Jo vetëm se e vuri taksën. Unë kryeministrin Ramush Haradinajn e kam respektuar maksimalisht. Ka gënjyer ‘derrqe’ kur ka dalë në publik. Doli dhe gënjeu në mënyrën më skandaloze se Edi Rama më bëri presion me heq taksën në darkën në shtëpinë e Edi Ramës. Ka marrë vendimin më të dëmshëm për Kosovën”, tha ai.

“Ai është politikan folklorist”

“E padita në Kosovë e jo në gjykatë ndërkombëtare. Çfarë fitoj unë nga Kosova. Unë nuk fitoj asgjë elektoralisht por duhet të flas për Kosovën pasi e kam obligim. Sepse Kosova mua më intereson. Doni ju sdoni ju, unë nuk fitoja asgjë”

E për dallim se kryeministrinë  kaluar Rama e quajti të padijshëm, për kryeministrin aktual, Albin Kurtin, Rama po thotë se është intelektuali më i madh që ka Kosova

Rama thotë se kurrë nuk e ka quajtur Kurtin naiv, përkundër se kishte thënë se “ai fitoi një palë zgjedhje dhe i duket vetja zot i botës”

“Albinin nuk e kam quajtur naiv, Kosova më intereson. Nuk futem në zgjedhje atje, por jam 100% shqiptar dhe e kam obligim. Do vijë koha kur do thoni se Rama ka të drejtë për Kosovën. Për momentin jam në petkun e tradhtarit”

“Është me intelektuali nga të gjithë ata që keni atje në Kosovë. Unë e kam vlerësuar gjithmonë si njëri intelektual”

Mëgjithëkëtë, barrierat ekonomike e tregtare sipas kreut aktual të Qeverissë së Shqipërisë, Edi Ramës, që nga ardhja e tij në pushtet janë lehtësuar.

Rama, ndër të tjerash foli edhe për lirinë e medias në Shqipëri. Ai nuk pranon gjykimin se në Shqipëri liria e medias është e rrezikuar.

Deklaroi se ai është kundër abuzimeve dhe shpifjeve që media në Shqipëri prodhon për politikën e në veçanti për qeverinë e tij. Rama ka dhënë shembullin e tij duke thënë se në Shqipëri niveli i lirisë së shprehjes ka kaluar çdo limit etik. Madje Rama deklaroi se ai nuk i shkon ‘prapa gazetarëve e pronarëve të medias’ por kur reportërët i dalin përpara, ‘duhet të maten’ me ato që thonë.

“Unë di që niveli i lirisë së shprehjes në Shqipëri ka kaluar çdo limit etik në rradhë të parë, nga ato që mund të përcillet nga mediat. Çdo lloj abuzimi e çdo lloj shpifje e poshtërsie pa asnjë lloj çensure. Më thoni ju mua çfarë ka mbetur pa u thënë në Shqipëri”.

SHIKO MË SHUMË

Rama uron Ramazanin: Ushqeftë kjo ngjarje vjetore shpirtin e unitetit dhe përkushtimit ndaj tjetrit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar besimtarët myslimanë për Ramazan. Ai përmes një postimi...

Tërmet në Shqipëri, epiqendra afër Vlorës

Para pak çasteve ka ndodhur një tërmet në Shqipëri, ku epiqendra u regjistrua 29...

Zelensky: Me Ramën diskutuam mundësinë e prodhimit të armëve të përbashkëta

Presidenti i Ukrainës që ndodhet në Tiranë në kuadër të Samitit për Ukrainën ka...