Haradinaj: AAK nuk do ta votojë Gjykatën Speciale

PUBLIKUAR

Për t’i bindur institucionet e Kosovë se themelimi i Gjykatës Speciale është në favor të shtetit para disa ditësh në Kosovë qëndroi edhe zëvendës-sekretarja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Victoria Nuland.

Ajo, pos liderëve institucionalë, takoi edhe kreun e AAK-së Ramush Haradinaj. Por, a ka ndryshuar qëndrimi i AAK-së lidhur me këtë çështje.

“Qëndrimi ynë mbetet i qartë, është publik dhe mbesim në këtë qëndrim”, tha Haradinaj.

Ai tha se askush nuk u ka kërkuar ndryshimin e qëndrimit.

“Nuk na ka kërku askush me ndryshu qëndrim. Duhet me qenë të sinqertë, ne kemi bisedu në ndërsjellje me shpjegu për të gjitha ato dhe bashkësia ndërkombëtare dhe SHBA e mirëpresin themelimin e Gjykatës. Ne kemi një qëndrim dhe këto janë rrethanat, nuk ndryshojmë”, tha Haradinaj për RTK-në.

SHIKO MË SHUMË

Tragjedia në Shëngjin, identifikohet 19-vjeçari nga Gjilani që u mbyt në det

Një tragjedi ka ndodhur ditën e hënë në bregdetin e Shëngjinit, ku ka gjetur...

Parafillorët në Prishtinë do të kenë nga shtatori orar katërorësh

Nga 1 shtatori, fëmijët parafillorë në Prishtinë do të kenë orar më të gjatë...

QKUK-ja jep detaje për gjendjen e Egzon Bytyqit, të dyshuarit për vrasjen e bashkëshortes

Egzon Bytyqi i dyshuari për vrasjen e bashkëshortes së tij në fshatin Kërvasëri të...