Hapet rruga ligjore për krijimin e Speciales, presidentja nënshkruan dy ligjet​ (Dokument)

PUBLIKUAR

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga i ka nënshkruar dy Ligjet për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar dhe Ligjin për Mbrojtjen Juridike dhe Mbështetjen Financiare të Personave të Akuzuar Potencial në Proceset Gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara, pas një letërkëmbimi të Shefes së Shtetit me Gjykatën Kushtetuese.

Presidentja ka nënshkruar dy ligjet në ditën e fundit të afatit prej tetë ditësh, përpara se ato dy ligje të hynin në fuqi me automatizëm ose të ktheheshin në Kuvendin në rastin më të fundit.

Ndryshe, Presidentja Jahjaga kishte kërkuar interpretim nga Gjykata Kushtetuese për të sqaruar nëse shqyrtimi i kërkesës K0107/15, ndikon në zbatimin e nenit 80 të Kushtetutës, shkruan Gazeta Express.

Deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu, në emër të opozitës, kishte dërguar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për vlerësim të vendimit të Kuvendit të Kosovës për të ndryshuar Kushtetutën. Opozita e ka konsideruar se janë shkelur rregullat procedurale kur është ndryshuar Kushtetuta.

Më poshtë mund t’i lexoni letrën e Presidentes Jahjaga dërguar Gjykatës Kushtetuese dhe përgjigjen e Kryetares së kësaj Gjykate, Arta Rama.

SHIKO MË SHUMË

Vrasje e rëndë në Prizren, viktimë një grua

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të së mërkurës në...

Kurti reagon për vdekjen e Eqrem Kryeziut: Dha kontribut të madh për vendin

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka reaguar për vdekjen e ish-kryetarit të Prizrenit, Eqrem...

Tragjedia në Shëngjin, identifikohet 19-vjeçari nga Gjilani që u mbyt në det

Një tragjedi ka ndodhur ditën e hënë në bregdetin e Shëngjinit, ku ka gjetur...