Haliti: Në PDK s’ka zëra kundër Speciales

PUBLIKUAR

Numri dy i PDK-së dhe i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, në profilin e tij në Facebook ka thënë se s’ka zëra kundër themelimit të Speciales.

“Në Kryesi të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), nuk ka asnjë zë kundër themelimit të Gjykatës Speciale. Po përpiqemi të kemi një konsensus të mundshëm nga të gjitha deputetët për votimin pro Speciales. PDK-ja e ka parasysh se kjo gjykatë do të themelohet”, ka thënë Haliti.

Specialja mund të votohet në Kuvend më 26 qershor. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Kalaja e Prizrenit mbyllet përkohësisht për vizitorë

Ministria e Kulturës dhe Turizmit njofton se, për shkak të fillimit të punimeve për...

Vdekja e punëtorit pasi ra nga ndërtesa në Veternik, ndalohet për 48 orë një person, intervistohen dëshmitarë

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se sot rreth orës 10:30, Prokurori kujdestar nga...

Vrasja në Malishevë, Haxhiu: Organet e drejtësisë duhet ta zbardhin plotësisht këtë vrasje të rëndë

Ushtruesja e dëtyrës së presidentes Albulena Haxhiu, ka reaguar lidhur me vrasjen e 25-vjeçares...