Hajredin Kuçi s’ka përgjigje se kur votohet Gjykata Speciale!

PUBLIKUAR

Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ka thënë se ende nuk e din kohën se kur saktësisht votohet Gjykata Speciale.

“Nuk e di (se kur do të votohet në Kuvend). Kanë mbetur çështje për vendimmarrje nga grupi politik”, ka thënë ai shkurt nëpërmjet SMS-it.

Ndërkaq, i pyetur se a janë pengesë numrat për votimin në Kuvend të këtij projektligji, ai ka thënë se “unë nuk kam informata për numra, por drafti i ardhur duhet të ketë vendim politik, a të procedohet a si të veprohet”, ka thënë Kuçi për Gazetën Blic.

Gjatë ditës, Gazeta Blic ka raportuar se dy drejtuesit e PDK-së, Hashim Thaçi e Kadri Veseli kanë arritur që t’i bindin thuajse të gjithë deputetët e partisë së tyre që të votojnë projektligjin për themelimin e Gjykatës Speciale. Sipas burimeve të Gazetës, janë vetëm tre deputetë të PDK-së që vazhdojnë të këmbëngulin kundër kësaj gjykate: Fadil Demaku, Ganimete Musliu dhe Nait Hasani.

Pas dënimit të Grupit Drenica nga ana e EULEX-it, një pjesë e madhe e deputetëve të PDK-së paralajmëruan votën kundër. Ata janë hiq më pak se 11 deputetë: Ganimete Musliu, Rafet Rama, Xhevahire Izmaku, Blerta Deliu-Kodra, Bekim Haxhiu, Nuredin Lushtaku, Sala Berisha-Shala, Fadil Beka, Fadil Demaku, Nait Hasani e Raif Qela.

SHIKO MË SHUMË

Rasti i rëndë në Malishevë, Prokuroria konfirmon se i dyshuari për vrasjen e gruas shtatzënë është burri i saj

Prokuroria e Gjakovës ka dalë me njoftim zyrtar lidhur me vrasjen e ndodhur në...

Ky është çmimi i naftës për sot

Gjatë ditës së sotme litri i naftës në Kosovë do të shitet me 1.79...

Gjuajtje me armë zjarri në një aheng në Kaçanik, sekuestrohen 65 fishekë e 15 gëzhoja

Gjatë mbrëmjes së djeshme rreth orës 22:30, Policia në Kaçanik ka pranuar informatën se...