Hajni i ngathtë ngeci në rrjetën e dritares (Video)

PUBLIKUAR

Policia në Jiangsu të Kinës, është dashur të shpëtojë një burrë, i cili ka ngecur në rrjetën e dritares së një shtëpie që e ka plaçkitur.

Burri i njohur vetëm si Zhou, pasi ka kryer vjedhjen, ka dashur të largohet ka dritarja e katit të parë të shtëpisë, transmeton Telegrafi.

Por, ai nuk e ka llogaritur si duhet hapësirën e rrjetës, duke mbetur i ngecur në mes të telave.

Përpjekjet për ta nxjerrë nga rrjeta kanë qenë të kota, andaj është dashur të hiqet komplet pjesa metalike e dritares dhe të lirohet Zhou.

Megjithëse, jo për shumë gjatë, sepse ai është dërguar menjëherë prapa grilave për vjedhjen e kryer. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

I riu nga Kroacia e shndërron autobusin e vjetër në ‘një klub nate’

Zhelimit Matiq nga Zagrebi, disa vite më parë bleu një autobus të vjetër të...

Çifti britanik heq dorë nga stili i vjetër i jetës për të jetuar në furgonin e tyre

Një çift që la stilin e vjetër të jetesës pasi ndiheshin të ‘mbytur’ nga...

Askush nuk e di se si u ndërtua kisha mbi këtë shtyllë prej guri 40 metra

Struktura misterioze shihet në legjendën lokale si një “shtyllë e jetës” dhe një “simbol...