Mbrëmjen e së hënës hajnat kanë plaçkitur një shtëpi e cila gjendet pranë magjistrales Ferizaj-Shkup, ku kanë vjedhur para, stoli ari dhe dy armë.
Rastin e ka konfirmuar Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili ka thënë se Policia ka marrë veprimet e nevojshme dhe po punon intensivisht për të ndriçuar sa më lshpejt rastin.
“Më datën 02.01.2023 rreth orës 23:30 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në rrugën magjistrale Ferizaj-Shkup afër ‘Bau Market’ në një shtëpi private ishte një rast i vjedhjes së rëndë. Policët e rendit e më pas hetuesit rajonal së bashku me krim teknikët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokurorisë Themelore në Ferizaj kanë nisur hetimet”, ka thënë Veseli.


