Haindl: Fillimisht kushte, pastaj datë për zgjedhje

PUBLIKUAR

Zgjedhjet parlamentare duhet të mbahen para vitit 2018, por para kësaj duhet të krijohen kushte që procesi të jetë i drejtë dhe demokratik, është shprehur në intervistën për Alsat-M, i dërguari i posaçëm gjerman për Maqedoninë, Johannes Haindl, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij shumë më me rëndësi se data e zgjedhjeve është arritja e konsensusit për dy çështjet kyçe, Listën zgjedhore dhe mediat, në disa javët në vijim, para pushimeve verore.

“Përshtypja ime pas bisedave është se së paku për Listën zgjedhore ka mundësi për zgjidhje të afërt. Për sa u përket mediave, akoma janë duke u zhvilluar bisedime, por problemi, e kjo është një temë e ndërlikuar, dhe shpresoj që partitë do të arrijnë deri te një zgjidhje para pushimeve verore.

Nëse partitë vetë nuk arrijnë zgjidhje, atëherë mund të kërkohet këshillë dhe ekspertizë nga ekspertë ndërkombëtarë”, ka thënë Haindl.
Haindl po ashtu ka porositur se nuk ka kuptim të organizohen zgjedhje nëse për to nuk ekzistojnë kushte.

SHIKO MË SHUMË

​Përfaqësues të FSK-së përfunduan me sukses kursin për nënoficerët e lartë

Përfaqësues të Forcës së Sigurisë së Kosovës përfunduan me sukses Kursin Ndërkombëtar për nënoficerët...

Dogana e Kosovës zbulon 113 telefona mobilë të kontrabanduar, asnjë dokumentacion për origjinën

Dogana e Kosovës, mbrëmë, më 23 tetor 2026, pas pranimit të informatave përmes rrugëve...

Dy persona gjenden pa shenja jete në Prishtinë dhe Graçanicë

Dy persona janë gjetur pa shenja jete gjatë ditës së djeshme në Prishtinë dhe...