Në Lacio të Italisë, një burrë e ka paditur gruan në gjyq, sepse ajo nuk kujdesej për shtëpinë dhe familjen.
Gruaja 40-vjeçare akuzohet për papastërti dhe ‘menaxhim të dobët të përditshmërive në shtëpi’, transmeton Telegrafi.
Burri ka deklaruar para gjykatësit se ndihet i ‘kërcënuar’ nga gruaja, me mënyrën se si ajo e neglizhon pastërtinë e shtëpisë.
Në këtë ‘keqtrajtim’ dyvjeçar, gruaja i ka hedhur në plehra gati të gjitha ushqimet e blera, duke mos i përgatitur për drekë.
Kështu, gruaja do të dalë para gjykatës më 12 tetor të këtij viti. Mediat raportojnë se ajo mund të dënohet deri në gjashtë vite burg nëse shpallet fajtore. /Telegrafi/


