Graniti kërkon sërish që të vij në shtëpi ish e dashura e tij

PUBLIKUAR

Të martën mbrëmë një banor do të largohet nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP”, në nomin janë Monika, Iliri, Sara dhe Graniti.

Ditën e sotme, Graniti ka kërkuar të bisedojë me Fifin dhe të rrëfehet pasi që mendon se ai do të jetë që do të largohet të martën.

Këngëtarja e këshilloi ish-futbollistin që të jetë më aktiv pasi që tani në shtëpi kanë hyrë edhe dy miqtë e tij, DJ PM dhe DJ Dagz.

Por ai përsëri u shpreh se në këtë shtëpi nga ana banorëve është në “sy të keq”, pasi që sipas tij banorët mendojnë që ai është një lojtar, por Graniti përsëri kërkoi që të hyjë ish e dashura e tij në shtëpi.

Kujtojmë, se të premten në shtëpinë e “Big Brother” erdhi një letër dedikuar Granitit nga ish e dashura e tij, e që edhe gjatë javës së kaluar ai kishte kërkuar që ajo të vinte në shtëpi si një banore apo të kishte një takim./Express

* BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

SHIKO MË SHUMË

E dhimbshme, aktorit kosovar i vdes motra në moshë të re

Aktori kosovar Ylber Bardhi ka dhënë lajmin e kobshëm. Me anë të një postimi në...

Gëzim në familjen e Mozzik dhe Lotina Hazirit, reperi bëhet baba i një djali dhe zbulon emrin e veçantë

Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, dhe partnerja e tij, Lotina Haziri, kanë përjetuar një...

“E kujtoj atë dhimbje”, situata në Shqipëri e kthen Trixen pas në kohë

Beatrix Ramosaj ka reaguar për situatën në Shqipëri, duke ndarë një mesazh të gjatë...