Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, ka deklaruar se seanca sipas tij patjetër do të mbahet dhe se deputetët e pozitës nuk do të largohen pa u mbajtur seanca.
Grabovci në një prononcim për Rrokum TV ka qenë i qartë sa i përket zhvillimeve në Kuvendin e Kosovës.
Sipas tij, seanca do të mbahet patjetër, por pasi të mbledhet kryesia e Kuvendit të Kosovës.
“Seanca patjetër do të mbahet ashtu siç është e paraparë në rendin e ditës. Ne nuk dalim nga Kuvendi pa u mbajtur seanca”, ka precizuar Grabovci, transmeton Telegrafi.
Ndryshe Grabovci kërkoi nga qytetarët që të shohin sipas tij veprimet e akterëve dhe të gjykojnë atë që po ndodh si shkak i opozitës. /Telegrafi/


