Grabovci: Deputetët që hodhën gaz lotsjellës duhet të dënohen

PUBLIKUAR

hefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci ka deklaruar se, organet kompetente duhet të veprojnë karshi deputetëve të partive opozitare që kanë hedhur gazin lotsjellës në sallën e Kuvendit të Kosovës.

Posedimi dhe përdorimi i armëve kimike, sipas Grabovcit, ka rrezikuar jetën e gjithë deputetëve.

“Deputetët që shkelin ligjin duhet të ndëshkohen. Disa prej tyre kanë bërë shkelje të rënda ligjore dhe normalisht se ligji duhet të veprojë. Mendoj se vet organi i prokurorisë duhet të merret me to pasi që janë bërë shkelje të rënda. Posedimi i armëve pa leje dhe përdorimi i tyre në mënyrë të paautorizuar siç është ambienti i mbyllur ka të bëjë me rrezikimin e jetës, dhe është vepër penale”, ka thënë ai.

I pyetur nëse kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli duhet të merret me deputetët që hodhën gazin lotsjellës, Grabovci u shpreh shkurt se “Nuk kemi të drejt të përzihemi”.

Ndryshe, “Zeri.info” ka mësuar se një mekanizëm veprues do të fillojë të funksionoi ndaj atyre që kanë penguar mbajtjen e seancave.

Kryesia e Kuvendit, sipas këtyre, burimeve ka marrë vendim që të gjithë deputetët problematik të cilët nuk do të lejojnë zhvillimin normal të seancës, do të ndëshkohen nga Kuvendi.

Heqje në mëditje dhe përjashtimet nga seanca janë dy metodat që Kryesia e Kuvendit ka ardhur në përfundim për të bërë për të gjithë ata që tash e tutje pengojnë mbarëvajtjen e seancave të rregullta të Kuvendit.

Ndërkohë tashmë duket se Kuvendi do të “ndëshkojë” 6 deputet të opozitës për veprimet e tyre në ditën e sotme.
Në mesin e këtyre deputëve janë: Albin Kurti, Glauk Konjufca, Faton Topalli, Albulena Haxhiu, Donika Kadaj-Bujupi, Pal Lekaj si dhe Fisnik Ismajli. /Zëri/

SHIKO MË SHUMË

Mot i vranët

Gjatë ditës së sotme pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta....

E moshuara gjendet pa shenja jete prapa shtëpisë së saj në Prishtinë

Një grua e moshuar është gjetur pa shenja jete dje në mëngjes prapa shtëpisë...

28 vjet nga masakra e Abrisë së Epërme

Më 26 shtator 1998, në Abri të Epërme, forcat serbe kryen një nga masakrat...