GoPro prezantoi kamerën më të re Hero4 Session, e cila në dallim me modelet e mëparshme është më e vogël dhe më e lehtë. Hero4 Sessionështë 50% më e vogël se modelet e tjera Hero4, raporton BBC.
“Ne sfiduam veten tonë duke krijuar kamerën GoPro më të vogël dhe më të përshtatshme”, tha Nicholas Woodman, themeluesi i kompanisë.
Hero4 Session mund të rezistojë në një thellësi uji prej 10 metrash.
“Cilësia zanore është aq e rëndësishme sa cilësia e imazhit dhe ne jemi shumë të ngazëllyer për avancimet audio që kemi bërë”,shtoi Nicholas Woodman.
GoPro, kompani amerikane tashmë dominon në tregun e kamerave, duke shitur më shumë se $ 363m (£ 233 milionë) gjatë tre muajve të parë të vitit./ni/


