“Google” raporton 16 miliardë dollarë të ardhura

PUBLIKUAR

Google-620x330

Kompania “Google” ka publikuar rezultatet financiare për tremujorin e dytë të këtij viti.

Sipas raportit të ardhurat reflektuan 16 miliardë dollarë, një rritje me 22 për qind krahasuar me një vit më parë.

Fitimet e kompanisë ishin 4.26 miliardë dollar ose 27 për qind më shumë se vitin e shkuar.

Nga 16 miliardë dollar të ardhura në këtë trmujor të dytë, 69 për qind ose 11 miliardë vijnë nga uebfaqet dhe shërbimet e “Google”-it. Edhe kjo është një shifër në rritje me 23 për qind krahasuar me vitin e kaluar.

Ndërkaq nga “Goolge” është larguar ekzekutivi i “Google Business”, Nikesh Arora.

Arora po largohet për të shkuar tek “Softbank”, pasi që ka qenë në krye të kësaj detyre për 10 vite me radhë dhe po zëvendësohet nga Omid Kordestani./TetovaSot/

SHIKO MË SHUMË

Arrin iOS 16, tani mund ta provojnë përdoruesit

Apple muajin e kaluar në WWDC prezantoi iOS 16. Programerët prej atëherë e deri...

Vjedhja e kanaleve televizive, arrestohet pronari dhe punëtorët, priten arrestime tjera në Kosovë dhe jashtë

Pas arrestimit të një personi nga Policia e Kosovës për veprimtaritë ilegale të ofrimit...

Windows-it i nevojiten tetë orë qasje online, që në mënyrë të sigurtë dhe të suksesshme të azhurnohet

Janë publikuar detajet se çfarë nevojitet të bëhet me qëllim që azhurnimi të bëhet...