Google prezanton së shpejti një app të ngjashëm me WhatsApp-in

PUBLIKUAR

google-emu-hangouts

Google do të prezantojë së shpejti aplikacionin e saj për mesazhe në pajisjet mobile, i cili do të jetë i ngjashëm me aplikacionet WhatsApp, WeChat, LINE etj.

Sipas gazetës Economic Times, Google ka dërguar Nikhyl Singhal, menaxher i kompanisë, në Indi për të vlerësuar ekosistemin e aplikacioneve të mesazheve në pajisjet mobile, i cili është rritur shumë këto vitet e fundit për shkak të numrit të madh të telefonave inteligjentë.

Ekosistemi i mesazheve në pajisjet mobile dominohet përgjithësisht nga WhatsApp, Facebook Messenger, Line, WeChat dhe BBM. Shërbimi Hangouts i Google-it nuk është edhe aq shumë i zhvilluar.

Arsyeja kryesore se përse disa aplikacione për mesazhe përdoren shumë, është sepse përdoruesit mund t’i identifikojnë lehtësisht njerëzit e tjerë nëpërmjet numrit të telefonit, veçori që Google ka në plan ta sjellë tek shërbimi i ri i saj për mesazhe.

Google ka sjellë disa përditësime të reja tek aplikacioni Hangouts, dhe ka përfshirë shumë veçori të reja si Google Talk, Voice and SMS në të njëjtin aplikacion, megjithatë shumica e këtyre veçorive mund të përdoren vetëm në disa shtete. /krokodili.al/

SHIKO MË SHUMË

Arrin iOS 16, tani mund ta provojnë përdoruesit

Apple muajin e kaluar në WWDC prezantoi iOS 16. Programerët prej atëherë e deri...

Vjedhja e kanaleve televizive, arrestohet pronari dhe punëtorët, priten arrestime tjera në Kosovë dhe jashtë

Pas arrestimit të një personi nga Policia e Kosovës për veprimtaritë ilegale të ofrimit...

Windows-it i nevojiten tetë orë qasje online, që në mënyrë të sigurtë dhe të suksesshme të azhurnohet

Janë publikuar detajet se çfarë nevojitet të bëhet me qëllim që azhurnimi të bëhet...