“Google” fiton në gjykatë, s’detyrohet t’i fshijë adresat elektronike

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Arrestohen tre persona për veprat penale me narkotikë, sekuestrohen 34 mijë euro, armë e drogë

Policia e Kosovës në dy raste të ndara ka kryer kontrolle dhe arrestuar tre...

Aivo Orav shef i ardhshëm i Zyrës së BE’së në Kosovë

Aivo Orav, i cili aktualisht shërben si ambasador i Bashkimit Evropian në Estoni, është...

Gjykata më e lartë evropiane ka marrë vendim që gjiganti teknologjik amerikan, Google, nuk është e detyruar t’i zbatojë kërkesat për fshirjen e historisë së personave të caktuar në makinën kërkimore.

Ky vendim rrjedh nga një mosmarrëveshje mes kompanisë amerikane dhe rregullatorit privat francez, CNIL. Në vitin 2015, ky institucion e kishte urdhëruar kompaninë “Google” që t’i largojë linqet që përmbajnë të dhëna të dëmshme ose të rreme për një person.

Një vit më vonë, zyrtarët e kompanisë e filluan zbatimin e këtij urdhri vetëm për përdoruesit në Evropë, por jo edhe në pjesën tjetër të botës. Për më tepër, kompania e kishte kundërshtuar edhe një gjobë prej 100 mijë eurosh nga ky institucion francez.

Kompania amerikane ishte përkrahur në këtë rast edhe nga kompania “Microsoft”, faqja “Ëikipedia” dhe disa organizata të medieve.

Zyrtarët e kompanisë kanë thënë se deri tash i kanë pranuar më shumë se 845 mijë kërkesa për largimin e 3.3 milionë adresave elektronike, ndërsa rreth 45 për qind e tyre janë miratuar, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express

SHIKO MË SHUMË

Arrin iOS 16, tani mund ta provojnë përdoruesit

Apple muajin e kaluar në WWDC prezantoi iOS 16. Programerët prej atëherë e deri...

Vjedhja e kanaleve televizive, arrestohet pronari dhe punëtorët, priten arrestime tjera në Kosovë dhe jashtë

Pas arrestimit të një personi nga Policia e Kosovës për veprimtaritë ilegale të ofrimit...

Windows-it i nevojiten tetë orë qasje online, që në mënyrë të sigurtë dhe të suksesshme të azhurnohet

Janë publikuar detajet se çfarë nevojitet të bëhet me qëllim që azhurnimi të bëhet...