Gold AG: Në “Shqiptar 2” përmenden politikanë tjerë (Video)

PUBLIKUAR

Gold AG: Në “Shqiptar 2” përmenden politikanë tjerë (Video)

Reperi shqiptar, Gold AG, ka paralajmëruar lansimin e “Shqiptar 2”, vazhdimin e këngës që u përfol shumë kohë më parë në versionin e parë të këngës.

Gold AG për Prive ka konfirmuar se në “Shqiptar 2” do të përmenden disa politikanë të tjerë, teksa do të largohen ata nga “Shqiptar 1”.

“Do të ketë emra të rinj, kënga do të jetë 10 minuta me videoklip me gjithçka tjetër”.

“Do të përmenden emra të tjerë, jo vetëm politikanë, por do të ketë edhe emrat e të vrarëve si para luftës si pas luftës, si Elvis Pista, Komandant Drini, Zahir Pajaziti e shumë të tjerë që janë vrarë pas shpinës. Këta janë që do të përmenden për të mirë, kurse ata që do të përmenden për ndryshe e bajshin me shnet”, ka thënë Gold AG për Prive.

Ai shtoi se fjalët në këngët e tij janë nga populli, e jo personalisht të tij.

Ndryshe Gold AG u pat arrestuar pas videoklipit “Shqiptar 1”, ku ai ka fyer këngëtarë e politikanë në mesin e të cilëve edhe presidenten Atifete Jahjaga. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

E dhimbshme, aktorit kosovar i vdes motra në moshë të re

Aktori kosovar Ylber Bardhi ka dhënë lajmin e kobshëm. Me anë të një postimi në...

Gëzim në familjen e Mozzik dhe Lotina Hazirit, reperi bëhet baba i një djali dhe zbulon emrin e veçantë

Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, dhe partnerja e tij, Lotina Haziri, kanë përjetuar një...

“E kujtoj atë dhimbje”, situata në Shqipëri e kthen Trixen pas në kohë

Beatrix Ramosaj ka reaguar për situatën në Shqipëri, duke ndarë një mesazh të gjatë...