Policia e Kosovës ka njoftuar se një femër është goditur nga vetura në fshatin Davidovc të Shtimes.
“Raportohet se i dyshuari mashkull K-Shqiptar përderisa ishte duke lëvizur me veturën, duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës, godet këmbësoren viktimën femër K-Shqiptare”, thuhet në raport, transmeton Indeksonline.
Sipas policisë, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta dërgohet për tretman mjekësor në QKUK. /Indeksonline/