Godite kundërshtarin me domate

PUBLIKUAR

godite-kund-euml-rshtarin-me-domate_hd

Mijëra njerëz kanë marrë pjesë sot në goditjet tradicionale me domate, festivalin “Tomatina”, i cili mbahet çdo vit në qytetin Bunyol, pranë Valencias të Spanjës.

Në festivalin tradicional, me anë të kamionëve janë sjellë 125 tonelata domate për rreth 22 mijë pjesëmarrës, ku shumica prej tyre ishin turistë. Ata do të godasin me domate për një orë, aq sa zgjat “lufta”, transmeton Telegrafi.

Të prekur nga kriza, ashtu sikurse edhe pjesa tjetër e vendit, këtë vit, si vitin e kaluar, organizatorët për herë të dytë paguajnë hyrjen për dhjetë euro për person. Kjo për arsye që të mund të paguajnë borxhet që arrijnë shumën prej rreth 5.5 milionë euro. Biletat janë shitur tashmë javë më parë.

Festivali “Tomatina” organizohet që nga viti 1945, kur një grup i të rinjve janë përleshur gjatë një karnavali, duke përdorur edhe domatet. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

I riu nga Kroacia e shndërron autobusin e vjetër në ‘një klub nate’

Zhelimit Matiq nga Zagrebi, disa vite më parë bleu një autobus të vjetër të...

Çifti britanik heq dorë nga stili i vjetër i jetës për të jetuar në furgonin e tyre

Një çift që la stilin e vjetër të jetesës pasi ndiheshin të ‘mbytur’ nga...

Askush nuk e di se si u ndërtua kisha mbi këtë shtyllë prej guri 40 metra

Struktura misterioze shihet në legjendën lokale si një “shtyllë e jetës” dhe një “simbol...