Kathy Latino, fqinji dhe miku i Doris Vehar, dëshironte që t’ia bënte pak më të veçantë ditëlindjen e 88-të të Vehar.
Për këtë, Latino kishte shkuar në shkollën fillore Fairfax që të informonte vozitësin e autobusit të nxënësve rreth planit të tij – plan i cili ishte mbështetur edhe nga vozitësi dhe nxënësit, transmeton Telegrafi.
Vehar, ishte gjyshja e cila kishte përshëndetur për 5 vite me radhë, çdo ditë, autobusin me nxënës.
Pas kësaj, derisa po vinte autobusi, Vehar kishte dalë për t’i përshëndetur si zakonisht – dhe ja befasia.
Pasi ndalet autobusi, nxënësit dalin nga dritaret e tij dhe i këndojnë asaj “Gëzuar Ditëlindjen”. /Telegrafi/


