Gjykata vendos që të dilet në vendngjarje gati dhjetë vjet pas vrasjes në Lipjan

PUBLIKUAR

Në rigjykimin e rastit të njohur “Çekiqi”, në të cilin G.R dhe O.S, akuzohen për vrasjen e N. Hajrizit, në prill të vitit 2009, në Lipjan, pas afër 10 vjetësh, gjykata ka vendosur që të dilet në vendngjarje, konkretisht në autoservisin “Cali”, ku pretendohet se janë gjetur gjurmët e vrasjes së Hajrizit.

Këtë vendim e ka marrë trupi gjykues i kryesuar nga gjykatësi Vesel Ismajli, në seancën e së mërkurës, pas propozimit të mbrojtëses së të akuzuarit R, avokates Kosovare Kelmendi.

Kelmendi këtë propozim e kishte dhënë në seancën e 24 shtatorit, e të cilin e ka përsëritur edhe në seancën e së mërkurës, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, shkrun betimiperdrejtesti.

Sipas saj, për zbardhjen e këtij rasti ishte e nevojshme jo të bëhej rikonstruimi i vendit të ngjarjes, por vetëm të bëhet shikimi, për shkak të rrethanave të bastisjes së autoservisit “Cali”.

“Propozoj me dal në vendngjarje, sepse e kemi dëshminë e zyrtarit të forenzikës, të hetuesve, të dëshmitarit F, mbrojtjen e të akuzuarve, provat materiale, ku janë gjetur gjurmët e gjakut, si janë gjetur, kam informatë se qashtu janë ende muret, me humbë s’humbet asgjë, besoj se mund të fitojmë rreth zbardhjes së këtij rasti”, ishte propozimi i avokates Kelmendi, e dhënë në seancën e 24 shtatorit, propozim i përsëritur edhe në seancën e së mërkurës.

Këtë propozim e kishin kundërshtuar prokurorja Fikrije Fejzullahu dhe përfaqësuesi i palës së dëmtuar, avokati Berat Tmava, pasi sipas tyre dalja në vend ngjarje pas dhjetë vjetësh nuk do ndihmonte në zbardhjen e këtij rasti.

Po ashtu, sipas Tmaves, dalja në vend ngjarje pas këtyre viteve, do ishte ndjenjë e rëndë për familjarët e të ndjerit Hajrizi.

Mirëpo, propozimin e Kelmendit e ka aprovuar trupit gjykues dhe sipas gjykatësit Ismajli në vendshiqim, cili do të bëhet me 14 dhjetor 2018, do të del trupi gjykues, prokurorja Fejzullahu dhe avokatët Kosovare Kelmendi, Ramë Dreshaj dhe Hidije Ademi, por jo edhe të akuzuarit dhe të dëmtuarit.

Ndryshe, në këtë seancë, gjykatësi Ismajli në lidhje me dëshmitarin M.G për të cilin gjykata kishte hasur vështirësi në gjetjen e vendndodhjes së tij për shkak se i njëjti gjendet në SHBA, tha se ligjet amerikane për shtetasit amerikan nuk jep të dhëna personale, as adresa dhe as numri i telefonit.

Për këtë shkak, sipas Ismajlit, organet kompetente kishin mundësi që dëshmitarin Gashi ta merrnin në intervistë, dhe pyetjen të dërgoheshin nga Kosova për në SHBA.

Prokurorja Fejzullahu nuk e ka kundërshtuar asnjë formë për marrjen e dëshmisë së këtij dëshmitari, dhe në këto rrethana, ajo propozoi që dëshmia e tij të sigurohet përmes videolinkut ose përmes kërkesës së gjykatës për dhënien e dëshmisë te autoritetet amerikane.

Mirëpo, sipas avokates Kelmendi, meqë ishte arritur të sigurohej vendndodhja e dëshmitarit G, kërkoi që të bëhen përpjekje, që t’iu mundësohet dëgjimi i dëshmitarit përmes videolinkut, pa pasur nevojë zbulimin e vendndodhjes së tij, apo ndonjë informatë tjetër për jetën e tij private.

Edhe mbrojtësi i të akuzuarit S, avokati Ramë Dreshaj e përkrahu propozimin e Kelmendit, ndërsa e kundërshtoi opsionin tjetër për deponimin e pyetjeve dhe dërgimin e tyre në SHBA.

Ndryshe, ky rast është kthyer në rigjykim më 4 maj 2016 nga Gjykata e Apelit, e cila ka prishur aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, e cila më 7 korrik 2015, dy të akuzuarit për vrasjen e N. Hajrizit, G.R dhe O.S i kishte dënuar me nga 30 vjet burgim.

Me rastin e kthimit në rigjykim, Gjykata e Apelit, kishte konstatuar se Gjykata Themelore në Prishtinë kishte shkelur dispozitat e procedurës penale dhe se dispozitivi i aktgjykimit nuk ishte hartuar ashtu siç parashihet me Kodin e Procedurës Penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, i akuzon R. dhe S. se më 29 prill të vitit 2009, me qëllim që vetit t’i sjellin dobi pasurore, e kishin rrëmbyer tani të ndjerin N. Hajrizin, me qëllim që ta privojnë nga jeta. Të ndjerin e kishin goditur me mjete të forta në kokë, duke ia lidhur këmbët dhe duart.

Prokuroria pretendon se dy të akuzuarit pasi e kishin vrarë tani të ndjerin, e kishin dërguar në një lokacion ndërmjet fshatit Smallushë dhe Dobratin dhe për të fshehur gjurmët, e kishin djegur trupin e të ndjerit.

Gjykata vendos që të dilet në vendngjarje gati dhjetë vjet pas vrasjes në Lipjan

SHIKO MË SHUMË

Gjendet i vdekur në shtëpinë e tij një burrë në Janjevë

Një burrë është gjetur pa shenja jete mëngjesin e së dielës në Janjevë. Policia ka...

Burri rrahu gruan dhe vajzën në Lipjan, më pas u arratis

Një rast i rëndë i dhunës në familje ka ndodhur në Lipjan, ku burri...

Vrasje në tentativë në Brus të Lipjanit, e gjuajti me armë zjarri dhe u largua, i lënduari mori tretman mjekësor

Një vrasje në tentativë ka ndodhur dje pasdite në Brus të Lipjanit. Atje një burrë...