Gjykata Speciale – gjykatë për drejtësinë e mohuar

PUBLIKUAR

Pritet t’iu hiqet pluhuri dosjeve të shumë vrasjeve që ndodhën menjëherë pas luftës, të cilat drejtësia kosovare kurrë nuk i ndriçoi.

Gjykata Speciale mund t’i trajtojë edhe ato, ndonëse sebep për krijimin e saj është bërë raporti i senatorit Dick Marty, në të cilin janë listuar një mori krimesh që pretendohet t’i ketë kryer Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK).

Brishtësia e drejtësisë kosovare ka qenë shkak i krijimit të Gjykatës më të re me seli formale në Prishtinë, e që faktikisht do të funksionojë në Hagë të Holandës.

Katër vjet më parë, tek fliste për pretendimet e tij që e implikonin UÇK-në në krime, senatori Marty kishte shprehur një brengë: si të mbroheshin dëshmitarët. Besim nuk kishte as në dy misione ndërkombëtare të vendosura prej pasluftës në Kosovë.

Ky raportues i Këshillit të Evropës, atëkohë kishte deklaruar se nuk do të jepte kurrfarë informatash të ndjeshme, siç janë identiteti i dëshmitarëve dhe deklaratat e tyre, derisa nuk do të kishte “garanci absolute” se informatat do të mbeteshin sekrete.

Marty, autor i raportit që flet edhe për trafikim organesh njerëzore në Kosovë, pati konstatuar paaftësinë e dy misioneve ndërkombëtare në Kosovë, UNMIK-u dhe EULEX-i, për t’i zhvilluar instrumentet për zbatimin e hetimeve të ndjeshme, siç janë mbrojtja e dëshmitarëve, apo pengimi i rrjedhjes së informatave. /Koha Ditore/

 

SHIKO MË SHUMË

Kolona jo të gjata në kufi me Kosovën

Pritjet jo të gjata për të dalë nga Kosova janë regjistruar në pikëkalimet kufitare...

Inspektorati në aksion, gjobat deri në 9 mijë euro për udhërrëfyesit turistikë pa licencë

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT) ka intensifikuar kontrollet ndaj udhërrëfyesve turistikë që...

Pacolli nënshkruan marrëveshje për banim social, Gjakova përfiton 1.5 milionë euro

Ministrja Fitore Pacolli dhe nënkryetari i Komunës së Gjakovës, Flamur Fetahaj, kanë nënshkruar marrëveshjen...