Gjykata Kushtetuese refuzon kërkesën e Presidentit Thaçi

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër shtetase e huaj ka raportuar se ka...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbetur jo funksional pasi që Gjykata Kushtetuese i ka refuzuar kërkesën presidentit Hashim Thaçi për përbërjen e re të KQZ-së, duke e vlerësuar këtë kërkesë si të papranueshme, shkruan Gazeta Express.

Ka disa muaj që kur presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese interpretim sa i përket çështjes së përfaqësimit të subjekteve politike në KQZ. E që nga atëherë, ky institucion nuk ka funksionuar.

Mirëpo, sot kushtetuesja e ka hedhur poshtë kërkesën e presidentit.

Presidenti kishte kërkuar nga Kushtetuesja interpretim të nenit 139 duke shtruar edhe pyetjet: nga cilat grupet parlamentare duhet të emërohen anëtarët e KQZ-së: a) nga grupet parlamentare që kanë dalë nga subjektet politike që i kanë fituar zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës?; apo b)nga grupet parlamentare që krijohen pas konstituimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës?”.

Por, lidhur me këtë Gjykata ka sqaruar se kanë juridiksion të vendosin vetëm për rastet e ngritura para saj në mënyrë ligjore nga pala e autorizuar.

“Në këtë kuptim, Gjykata është autoriteti përfundimtar për interpretimin e Kushtetutës, sipas nenit 112, paragrafi 1, të Kushtetutës, në lidhje me rastet e ngritura para saj sikurse përcaktohet me nenin 113. Gjykata theksoi se ajo nuk merret me interpretime për çështje  që lidhen me veprime ose me mosveprime juridike të institucioneve kushtetuese për të cilat nuk është e autorizuar sipas nenit 113 të Kushtetutës. Prandaj, neni 112, paragrafi 1, i Kushtetutës nuk mund të interpretohet jashtë kontekstit të nenit 113 të Kushtetutës. Në lidhje me kuptimin dhe me kufijtë e nenit 84 (9) të Kushtetutës, Gjykata theksoi se kërkesat e parashtruara mbi këtë bazë mund të jenë të pranueshme vetëm brenda juridiksionit të rregullt të Gjykatës, të përcaktuar shprehimisht dhe qartë në nenin 113, paragrafët 2 dhe 3”, thuhet në aktvendim.

Sipas Gjykatës, çështja që u ngrit nga presidenti nuk hynë në fushëveprimin e juridiksionit të Kushtetueses dhe si e tillë kjo kërkesë është e papranueshme./Express

SHIKO MË SHUMË

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Sot diell dhe vranët, nga e diela stabilizim i motit – temperaturat deri në 24 gradë

Për të premten në Kosovë parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa...

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...