Gjykata e arbitrazhit të vendosë për kufirin

PUBLIKUAR

Demarkacioni i kufirit me Malin e Zi duhet të shkojë në një gjykatë të arbitrazhit ndërkombëtar, në mënyrë që të hiqen të gjitha dilemat për shënjimin e kufirit me Malin e Zi.

Kjo është kërkesa e banorëve të Rugovës, të cilëve iu rrezikohen pronat nga marrëveshja e nënshkruar për demarkacionin. Vetëm në këtë mënyrë ata tash besojnë se do të merren parasysh të gjitha parimet që duhet të gërshetohen për demarkimin e një vije kufitare të drejtë.

Një komision i tillë do të qetësonte edhe opozitën, e cila vazhdon të kundërshtojë Marrëveshjen midis Kosovës e Malit të Zi për përcaktimin e vijës kufitare midis dy vendeve, të nënshkruar në Vjenë (më 26 gusht 2015).

Mirëpo, dërgimin e lëndës në arbitrazh, apo edhe kontraktimin e mundshëm të një kompanie që merret me demarkim kufijsh, duhet ta bëjë Qeveria e Kosovës, jo institucionet apo partitë tjera politike.

Gazeta “Zëri” merr vesh se kohën e fundit janë shtuar përpjekjet për formimin e një komisioni të ri me ekspertë të vendeve perëndimore, për t’i dhënë fund dilemave për kufirin… /Zeri/

SHIKO MË SHUMË

Kosovari fut ilegalisht 31 dele e qengja nga Serbia në Kosovë, kapet nga policia

Policia e Kosovës, sot në fshatin Dumnicë ka parandaluar një rast të kontrabandimit të...

Festa e Kurban Bajramit: Myftiu Tërnava i drejtohet besimtarëve me mesazh urimi

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava do t’i...

E martë e nxehtë, temperaturat arrijnë në 29°C

Gjatë ditës së martë parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta. Sipas...