Arritja e marrëveshjes në Bruksel përbën një moment shumë të rëndësishëm kur është fjala për pozitën e serbëve në Kosovë, ka thënë Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjurqi.
Kjo arritje, sipas Gjuriqit, do të thotë një shkallë pakrahasimisht më e lartë e përgjegjësisë për ata që përfaqësojnë popullin serb në Kosovë.
“Për ju, si përfaqësues serbë, nga formimi i Asociacionit do të keni përgjegjësi shumë më të madhe për popullin serb në Kosovës”, tha Gjuriq, transmeton Tanjug, përcjell Klan Kosova.
Këto komente Gjuriqi i ka bërë në një takim me kryetarët e 10 komunave me shumicë serbe dhe me deputetë serbë të Kosovës, anëtarë të institucioneve kosovare nga radhët e serbëve dhe përfaqësues të Listës Serbe.


