Gjuriq: Delegacioni i Prishtinës është refuzues

PUBLIKUAR

Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka thënë se në Bruksel është dëshmuar që delegacioni nga Kosova nuk është i gatshëm për të arritur marrëveshje, ndërsa në fillim të bisedimeve nuk ishin të gatshëm as për të folur seriozisht.

Ai vazhdon duke thënë që përgjigja e vetme e anëtarëve të delegacionit kosovar në këto bisedime ka qenë “jo”.

“Nuk po e them këtë për ta rënduar atmosferën. Personalisht jam i nervozuar me nivelin e arrogancës së disa përfaqësuesve të Prishtinës. Nuk është kjo ajo që na ka prekur, ne kemi përjetuar situata edhe më të këqija”, ka thënë Gjuriq.

Ndërsa i pyetur për ndikimin dhe rolin që ka Zyrtarja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini në këto bisedime ai ka thënë se përveç kësaj ajo ka edhe çështje të tjera me të cilat është e ngarkuar.

“Ajo në dorën e saj ka krizën iraniane, krizën e Eurozonës këto janë dy çështje të rëndësishme botërore, por ajo ka ndarë kohë edhe që të flasim seriozisht”, ka vazhduar Gjuriq.

Ai fajin e ka hedhur mbi përfaqësuesit kosovarë, duke thënë se pas secilit raund të bisedimeve janë ata të cilët ndikojnë me deklaratat e tyre, dhe ka përkujtuar që Edita Tahiri edhe më herët kishte folur se i ashtuquajturi “Parku i Paqes” do të largohet së shpejti.

Ai ka reaguar edhe lidhur me deklaratën e Isa Mustafës se gjithçka çka është në Kosovë i takon Kosovës, duke thënë se këto janë fjalë që i largojnë palët në marrëveshje.

“Ato fjalë janë në kundërshtim me sjelljet e delegacionit të Prishtinës. Më keq është se ata, në vend që të dërgojnë porosi pajtimi, ata po dërgojnë mesazhe që na largojnë”, ka thënë Gjuriq.

Bisedimet e ardhshme në Bruksel pritet të mbahen pas vizitës zyrtare të Kancelares Gjermane Angela Merkel në Serbi. /Lajmi.net/

SHIKO MË SHUMË

Abdixhiku për Osmanin: Bashkimi nuk kërkon kushte, por afrim dhe koordinim

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka komentuar mundësinë e rikthimit apo...

S’ka marrëveshje VV-LDK, Abdixhiku: Nga ky moment e konsiderojmë të përmbyllur këtë çështje

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se LDK-ja e ka mbyllur çështjen e...

Dogana zbulon një mashtrim me mallra, mbi 29 mijë euro dallim në deklarim

Gjatë kontrollit të një dërgese të paraqitur për inspektim në emër të një subjekti,...