Gjuric: Shqiptarët dhe serbët e Kosovës mund të bëhen aleatë

PUBLIKUAR

gjuric-shqiptar-euml-t-dhe-serb-euml-t-e-kosov-euml-s-mund-t-euml-b-euml-hen-aleat-euml_hd

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuric, ka deklaruar se propozimi i ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Dacic, dhe i diplomatit rus në Kosovë, Andrey Y. Shugurov, për ta ndarë Kosovën, paraqesin vetëm “një mendim personal”.

Ai për të përditshmen serbe “Novosti” ka thënë se këto deklarata, janë trajtuar si mendime personale edhe nga qeveria serbe, transmeton lajmi.net.

“Këto propozime kanë qenë mendime personale dhe si të tilla janë trajtuar”, ka thënë Gjuric.

I pyetur nëse mendon që serbët dhe shqiptarët e Kosovës do të kenë mundësi që të bëhen miq dhe aleatë deri në vitin 2015, Gjuric është përgjigjur shkurt: “pse jo?” por, ka shtuar se të dyja palët, nuk do të pajtohen asnjëherë për statusin e Kosovës.

Ky zyrtar serb është shprehur i bindur se shqyrtimi i kapitullit 35 të kërkesës së BE-së për anëtarësim të Serbisë, e që ka të bëjë me përmirësimin e marrëdhënieve me Kosovën, është pjesa më e komplikuar e negociatave.

“Shqyrtimi i këtij kapitulli është pjesa politike më e vështirë e negociatave, pasi që dihet se Kosovën nuk e kanë njohur 5 shtete të BE-së”, tha Gjuric. /lajmi.net/

SHIKO MË SHUMË

​Përfaqësues të FSK-së përfunduan me sukses kursin për nënoficerët e lartë

Përfaqësues të Forcës së Sigurisë së Kosovës përfunduan me sukses Kursin Ndërkombëtar për nënoficerët...

Dogana e Kosovës zbulon 113 telefona mobilë të kontrabanduar, asnjë dokumentacion për origjinën

Dogana e Kosovës, mbrëmë, më 23 tetor 2026, pas pranimit të informatave përmes rrugëve...

Dy persona gjenden pa shenja jete në Prishtinë dhe Graçanicë

Dy persona janë gjetur pa shenja jete gjatë ditës së djeshme në Prishtinë dhe...