Gjobat shkojnë deri në 5 mijë euro, por luftërat e qenve në Kosovë nuk po ndalen

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër shtetase e huaj ka raportuar se ka...

Luftërat e qenve janë ende të pranishme në Kosovë. Raste të ndryshme janë raportuar nga aktivistë që mbrojnë të drejtat e kafshëve nëpër qytete të ndryshme. Këto organizime janë të ndaluara me ligj në Republikën e Kosovës. Të gjithë ata që e shkelin këtë ligj mund të dënohen deri në 5000 euro. Kundër këtyre luftërave të qenve në Kosovë po alarmohet edhe nga Britania e Madhe.

Arbër Jashari

Kampanja Kundër Luftërave mes Qenve në Kosovë, që është një fushatë në kuadër të Kampanjës Kundër Luftërave mes Qenve në Botë, ka identifikuar raste të shumta të organizimit të luftërave mes qenve në Prizren, Gjakovë, Skenderaj, Suharekë, Gjilan, Ferizaj etj.

Kjo kampanjë ka nisur një peticion online për ndalimin e organizimit të luftërave mes qenve dhe deri më tani janë arritur të mblidhen 140.652 nënshkrime. Në këtë peticion bashkangjitur shihen pamje të luftërave mes qenve në Suharekë që zgjasin deri në një orë pa ndërprerë deri në ngordhjen e tyre.

Zyra për Informim e Policisë së Kosovës, në një përgjigje dhenë Gazetës Express, ka deklaruar se “PK në të gjitha rastet, përfshirë rastet e apostrofuara i ndërmerr veprimet konform autorizimeve ligjore qe ka”.

“Policia e Kosovës bashkëpunon ngushtë me qytetarët dhe të gjithë akterët tjerë relevantë me qëllim të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saja ligjore, të cilat bien në domen dhe përgjegjësi të PK-së”, thuhet më tej në përgjigje.

Të gjithë ata që e shkelin Ligjin për Përkujdesjen ndaj Kafshëve, mund të dënohen deri në 5000 euro gjobë.

“Gjobitet për kundërvajtje me gjobë prej 100 deri 5.000 euro personi që bën organizimin e garave në të cilat testohet shpejtësia apo fuqia e kafshës, me ç’rast kafsha mund të pësojë dhembje, lëndime apo ngordhje apo bën organizimin e tyre në kundërshtim me dispozitat ligjore”, thotë në nenin 11 të këtij ligji.

Aktivistët e Kampanjës për Ndalimin e Luftërave mes Qenve për Express kanë thënë se ka raste kur persona të ndryshëm lëshojnë me qira deri në 1000 euro pronat e tyre të paluajtshme në arena për luftëra mes kafshëve.

Sipas tyre janë identifikuar edhe raste kur të miturit përfshihen në këto organizime të dënuara me ligj.

Sipas udhëheqësve të kësaj kampanje, ata kanë kontaktuar nëpërmjet email-it Policinë e Kosovës disa herë ku kanë paraqitur fakte të ndryshme, lidhur me persona të caktuar që kanë organizuar luftërat mes qenve. Ata për Express thanë se vetëm një herë kanë marrë përgjigje nga Policia e Kosovës dhe rastet tjera të paraqitura nuk janë trajtuar.

Organet kompetente, ende nuk kanë arritur të sensibilizojnë opinionin e gjerë se garat dhe organizimet e luftërave mes qenve janë të ndaluara me ligj, dhe ata të cilët organizojnë këto luftëra që shkaktojnë ngordhjen e qenve gjobiten sipas dispozitave ligjore në fuqi. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Sot diell dhe vranët, nga e diela stabilizim i motit – temperaturat deri në 24 gradë

Për të premten në Kosovë parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa...

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...