
Propozim/ligji për gjoba kundërvajtjeje më të mëdha në qarkullim rrugor, ka shqetësuar qytetarët. Shumica e tyre thonë se standardi jetësor në Maqedoni nuk është e njëjtë me atë evropiane, dhe për këtë shkak as gjobat nuk duhet t’ju ngjajnë vendeve të BE-së. Shoferë por edhe ata që nuk kanë makina, nuk janë dakord që të ketë dënime për rregull në trafikun rrugor, por ato të jenë konform fuqisë ekonomike të shtetit.
“Duhej t’i zvogëlojnë. Për këtë popull, këto dënime janë shumë të shtrenjta, duke marrë parasysh rrogat që marrim”
“E di se kjo është për rregull më të madh në komunikacion por duke marrë parasysh fuqinë tonë ekonomike nuk e di se sa do mund t’i paguajnë qytetarët këto dënime. Mendoj se janë shumë të larta. Duhet të dihet se sa fitojnë dhe të dihet rroga minimale, dhe në kuadër të tyre të caktohen edhe dënimet”
“Nuk janë mire, sepse janë shumë të larta. Standardi shumë por edhe shumë dënime pa arsye shkruajnë. Nuk na lejojnë as të ndalemi as të vazhdojmë. Të ndalemi për ta zbritur udhëtarin na dënojnë”
“Dënimet janë shumë të larta – popullata është e varfër. S’e di si t’ju them por të larta janë”
Propozim ligji parashikon gjoba të rrepta edhe për veprime banale si…
– 50 Euro për bashkudhëtarët që nuk lidhin rripin e sigurisë
– 100 Euro për baltë në goma
– 250 Euro gjobë për prindin, fëmija i të cilit vozit biçikletë nën moshën 10 vjeç
– 250 Euro për mos transportim të të lënduarve nga aksidentet
– 30 Euro për vozitje të patinave në rrugë
– 35 Euro për bartje të kafshëve pa mbrojtëse
Kështu, nëse dikush vozit më shumë se 50 km në orë në rajone të banuara do të gjobitet me 500 euro, 65 pikë negative apo 6 deri në 12 muaj ndalesë për vozitje. Edhe jashtë rajoneve të banuara, vazhdon i njëjti rregull. Shoferi nuk guxon të vozitë me shpejtësi që është 70 km në orë më shumë se sa ajo e lejuara në shenjën e qarkullimit, në të kundërt, gjobitet gjithashtu me 500 euro, ndalesë për vozitje prej 6 deri në 12 muaj, apo do t’i shënohen 65 pikë negative në librezë. Për mos vendosjen e rripit të sigurisë gjoba për shoferin është 45 euro, kurse për bashkudhëtarët 50 euro. Nëse shoferi flet në telefon gjatë vozitjes, do të gjobitet me 45 euro ose 25 pikë negative në librezë. Dënime prej 50 eurosh ka edhe për personat që udhëtojnë me biçikletë, nëse nuk kanë dritë të bardhë me dinamo, në pjesën e përparme. Nuk u anashkaluan as auto-shkollat. Ato do të jenë të obliguara që të vendosin kamera në objektet e tyre dhe në veturat për ushtrim, që të mund të mbikëqyren kandidatët por edhe instruktorët nëse i respektojnë rregullat ligjore gjatë kohës së trajnimit/Botasot/


