Gjeten kuletën plotë me para, e dorëzuan në Polici (Video)

PUBLIKUAR

Stacionit të Policisë në Prizren i janë shtuar paratë, por ato nuk mund të shfrytëzohen e as të harxhohen.

Në fakt, këto janë para që u dorëzuan në Polici nga ata që i gjetën në vende të ndryshme.

Kështu vepruan edhe Basri Refiku e Meriton Dida kur sollën në stacion një kuletë me 765 euro brenda.

Pronari i kuletës tha se u befasua kur Policia e thirri për t’ia kthyer kuletën dhe paratë e humbura.

Pavarësisht shumës, organet e rendit bëjnë thirrje që gjerat e gjetura të mos përvetësohen, por të sillen në stacion për t’iu kthyer pronarëve. /Klan Kosova/

 

SHIKO MË SHUMË

Një grua gjendet e vdekur në lumin Drini i Bardhë, afër Urës së Fshajt

Një grua është gjetur e vdekur në lumin Drini i Bardhë në Gjakovë, afër...

Ndalohen dy automjete që po futnin mallra të kontrabanduara nga Serbia nëpër rrugë ilegale malore

Policia e Kosovës ka njoftuar se në bashkëpunim me Doganën e Kosovës kanë parandaluar...

Dy vëllezër rrahin prindërit në Deçan, arrestohen nga policia

Dy persona janë arrestuar në Deçan, pasi dyshohen se kanë ushtruar dhunë në familje...