Gjermania kthen edhe 102 refugjatë nga Kosova e Shqipëria

PUBLIKUAR

Kthimi i refugjatëve shqiptarë nga Gjermania ka vazhduar edhe gjatë ditëve të fundit. Pas refuzimit të kërkesës për azil, autoritet gjermane kanë kthyer pardje 102 persona nga Dyseldorfi në drejtim të Shqipërisë dhe Kosovës.

Të martën një aeroplan përplot më refugjatë është nisur nga aeroporti i Dyseldorfit për në Tiranë dhe Prishtinë.

Në bordin e aeroplanit kanë qenë 61 azilkërkues nga Shqipëria dhe 41 nga Kosova. “Nëse kërkesa për azil refuzohet, njerëzit duhet të kthen vullnetarisht. Më këtë ata do të janë të këshilluar dhe të mbështetur. Përndryshe, ne jemi të vendosur për kthimin e tyre në vazhdimësi”, thotë ministri i Brendshëm i qarkut Nordrhein-Westfalen, Ralf Jäger.

Në rast të kthimit vullnetar, azilkërkuesit do të mbështeten edhe më disa të holla. Në rast të kundërt, ata do të depërtohen dhe do të ju ndalohet hyrja në bashkimin evropian për disa vjet, shkruanwdr.de, përcjell “albinfo.ch”.

Në tre mujorin e parë të vitit 2016, nga NRW-ja janë dëbuar 1324 azilkërkues.

SHIKO MË SHUMË

Gjykata Speciale del me njoftim për datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Gjykata Speciale në Hagë ka caktuar 17 nëntorin 2026, në orën 10:00, si datë...

Ambasada amerikane: Presim bashkëpunim me presidenten e re të Kosovës

E ngarkuara me Punë ad interim e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës...

“Standarde të dyfishta”, shqetësimet brenda Kosovës për “shqetësimet” e BE-së rreth Ligjit për Speciale

Votimi në Kuvend për ndryshim-plotësimin e Ligjit për Specialen nuk kaloi pa reagimin e...