Gjermanët lodhen nga Merkel

PUBLIKUAR

Pas 11 viteve të saj në pushtet, gjermanët janë të lodhur nga Angela Merkel.

Nga sondazhi, i kryer nga kompania “Insa” për revistën gjermane “Cicero”, rezulton se vetëm 36% e të intervistuarve e duan vazhdimësinë e qeverisjes së Merkelit dhe kristian-demokratëve të saj.

Partia simotër bavareze, CSU, është duke zhvilluar një fushatë gati të pavarur për zgjedhjet e vitit që vjen. Kriza e refugjatëve dhe ngritja e rrufeshme e AfD-së kanë sjellë një krisje të thellë mes dy partive, çka në momente të caktuara në të kaluarën është evidentuar dhe hapur.

Lëvizja e Merkelit që solli për pasojë vërshimin e 1.1 milion emigrantëve në Gjermani vitin e kaluar, është kritikuar ashpër edhe nga vetë aleatët e saj.

Rënie të popullaritetit në vetëm 20% po përjetojnë së fundmi edhe partnerët social demokratë të konservatorëve në koalicionin qeverisës, ndërsa partia kundër emigrantëve Alternativa për Gjermaninë po shijon ngjitjen e ndjeshme nga një forcë politike margjinale, në një parti që ka arritur të sigurojë brenda pak kohëve mbështetjen e 15% të votuesve./Shqiperiaime.al

SHIKO MË SHUMË

Rekrutët e rinj të FSK-së nisin trajnimin bazë, rreshtohen në kazermën “Skënderbeu”

Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar për nisjen e trajnimit bazë për rekrutët...

152 lindje në Gjinekologjinë e QKUK-së gjatë një jave, në mesin e tyre 5 lindje me binjakë

152 lindje janë realizuar gjatë javës së kaluar në Klinikën e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës...

Për 24-orët e ardhshme, ky është çmimi i naftës

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të...