Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se derisa ishte duke prishur dy shtëpi të vjetra me ekskavatorë ka hasur në mjete të dyshuara. Njësitet policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësitet e FSK-së dhe KFOR-it amerikan për deminim, kanë tërhequr nga vendi i ngjarjes dy granata dore dhe gjashtë raketa të dorës M-60 në mënyrë të sigurt dhe i kanë marrë me veti.


