Gazetari Mero Baze tregon pse i quajti lopë Edi Rama Thaçin, Veselin e Haradinajn

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Ish-komandant Qeriqi përfundon dëshminë në rastin Thaçi dhe të tjerët

(Përditësuar, ora 13:29)- Pas dy ditësh e gjysmë dëshmi, ka përfunduar dëshminë dëshmitari i...

“Kanë vepruar sikur lopët, kur pasi të mbushet kova me qumësht, e shqelmojnë” – ky ishte përshkrimi që i bëri kryeministri Edi Rama tre liderëve kosovarë për përpjekjen e muajit të fundit për të shfuqizuar Gjykatën Speciale. Gazetari Mero Baze thotë se kjo çka tha Rama në fakt i përshtatet situatës së krijuar në Kosovë.

Edi Rama nuk kurseu Hashim Thaçin, Ramush Haradinajn dhe Kadri Veselin kur në një emision televiziv foli për përpjekjet e shfuqizimit të Gjykatës Speciale edhe pse këta të tre veçse kanë dhënë deklarata ku kanë nënkuptuar se janë tërhequr nga kjo ide.

“Në thelb është mund të prodhohet më shume acarim gjuhësor por jo politik”, ka thënë Baze, i pyetur nga Express nëse ajo cfarë tha Rama do të ndikojë në raportet me Thacin, Veselin e Haradinajn.

Shprehja që përdori kryeministri Rama, sipas gazetarit Baze, i përshtatet krejt kësaj situate që është krijuar në Kosovë nga përpjekja për të shfuqizuar Specialen.

“Ajo është një fjalë e urtë shqiptare që identfikon njerëzit që pasi punojnë mirë njëfarë kohë e prishin në fund dhe shkojnë në pikën zero. Është diçka që i shkon për shtat kësaj situate”, është shprehur Baze.

Ai thotë se vendimi për zhbërjen e Speciales ka qenë vendim personal i krerëve kosovarë, e njëjtë Tirana njëjtë si BE dhe SHBA kanë kundërshtuar një përpjekje të rrezikshme për të ardhmen e Kosovës.

“Konflikti real qendron ne faktin se Tirana ashtu si SHBA dhe vendet e tjera te Perëndimit kane qene kunder perpjekjebe per te shfuëizuar gjykaten speciale. Ky ishte nje vendin personal i Haradinaj Thacit dhe rrethit te tyre i cili fut Kosoven ne nje spirale te rrezikshme ne mardheniet me Perendimin. Eshte me mire te zemerohemi me ta se me Perendimin”, ka përfunduar Baze.

“Krijimi i një problemi të tillë është sikurse lopa kur e mbush kovën e vet, pastaj ia fut shkelm dhe nuk dihet më se çka vjen mbrapa”, ka thënë kryeministri Edi Rama duke mos i  kursyer krerët e Kosovës dhe veprimet e tyre karshi  Gjykatës Speciale.

Sipas Ramës, Kosova në vend se të provojë t’i zgjidhë problemet e saj të mëdha

SHIKO MË SHUMË

Rama uron Ramazanin: Ushqeftë kjo ngjarje vjetore shpirtin e unitetit dhe përkushtimit ndaj tjetrit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar besimtarët myslimanë për Ramazan. Ai përmes një postimi...

Tërmet në Shqipëri, epiqendra afër Vlorës

Para pak çasteve ka ndodhur një tërmet në Shqipëri, ku epiqendra u regjistrua 29...

Zelensky: Me Ramën diskutuam mundësinë e prodhimit të armëve të përbashkëta

Presidenti i Ukrainës që ndodhet në Tiranë në kuadër të Samitit për Ukrainën ka...