Në një televizion serb, gjatë një transmetimi direkt – përderisa gazetarja ishte duke folur – një njeri drejton një armë përpara kamerës.
Gazetarja, Tamara Bojiq, pavarësisht këtij veprimi, vazhdoi fjalën e saj pa u shpërqendruar nga incidenti, transmeton Klan Kosova.
Mësohet se ky njeri i armatosur, përpara se të largohet, e ka kërcënuar ekipin e televizionit.


