Gashi: Të mos politizohet me fatin e personave të pagjetur, fajtori i vetëm është Serbia

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Në tri vitet e ardhshme pritet të ndërtohet ura mbi Lumin Sitnica

Në vlerë prej 70 mijë euro për vitin 2024 dhe mjetet tjera për vitet...

Sot Kosova me diell, por vende-vende do të ketë edhe shi

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell por edhe me vranësira ku...

Është duke u mbajtur seanca plenare në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Ndërsa pikë e rendit të ditës është edhe fati i personave të pagjetur në Kosovë.

Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka kërkuar që kjo temë të mos politizohet, pasi që fajtori i vetëm është Serbia, transmeton Indeksonline.

 

 

“Kjo është një temë jashtëzakonisht e ndishme dhe trajtimi i saj mbi idenë e politizmit është vetëm një hap tjetër drejt turpit të përbashkët.

Pra, personat e pagjetur dhe fati i tyre, dhimbja e familjeve dhe e shoqërisë të përdoret për interesa politike me argumente të paqena është një turp i madh.

Personat e pagjetur po trajtohen nga një këndvështrim i gabuar, për ta është vetëm një fajtor, shteti i Serbisë. Sepse ajo vrasje, ato zhdukje, janë kryer nga shteti serb, nga strukturat shtetërore.

Ata kanë dokumentacion, arkiva dhe përgjegjësi.

Para dy ditësh gjendet një varrezë masive në Serbi, e organizuar zhdukja, fshehja 20 vjeçare. S’kem nevojë që të kapemi në mes vete për këto tema dhe adresa është një, në Serbi”, ka thënë Gashi.

Ai tutje ka thënë se gishti duhet drejtor nga fajtori dhe të mendohet se si të realizohet kjo temë.

“Të krijojmë partneritet ndërkombëtar, dhe të krijojmë presion ndaj Serbi, pasi atje s’ka vullnet që krimet e luftës të zbardhën.

Ne mund të pajtohemi se paqja dhe pajtimi në këtë rajon s’mund të arrihet pa zbardhjen e personave të pagjetur”./Indeksonline

SHIKO MË SHUMË

Sot Kosova me diell, por vende-vende do të ketë edhe shi

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell por edhe me vranësira ku...

Në këto vende do të ketë sot ndërprerje të rrymës, shkak punimet në rrjet

KEDS ka njoftuar se sot do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të...

Sulmohen me shishe xhami veturat e policisë dhe KFOR-it në Leposaviq

Veturat e policisë së Kosovës dhe ato të KFOR-it amerikan janë sulmuar me shishe...