Gashi pas intervistimit nga Specialja: Lufta e UÇK-së ka qenë për çlirim, Serbia ka kryer krime

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Dhunë në familje në Shtime: Dy burra dhe një grua rrihen mes vete, përfundojnë në spital

Dy burra dhe një grua janë rrahur mes vete në Shtime, teksa rasti është...

Ditë e mirë për të qëndruar brenda, sot mot i vranët dhe me shi

Sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me shi. “Mot kryesisht i...

Isuf Gashi është pjesëtari i radhës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili për dy ditë me radhë është intervistuar nga Gjykata Speciale.

Pas përmbylljes së intervistimit, Gashi ka thënë për gazetarëve se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë dhe luftë për çlirim.

“Jemi ballafaquar në atë formën më të mirë dhe më të fuqishme me realitetin edhe ju kom thanë që UCK-ja ka bërë luftë për çlirim. Krimet i ka bërë Serbia, me Millosheviçin në krye, dhe kemi pasur debate të gjata, prej orës 0900 pa dalur hiç”, ka thënë Gashi, transmeton Telegrafi.

Ai ka bërë të ditur se është intervsituar në cilësinë e të dyshuarit.

“Kanë me kalu edhe këto sfida, pasi është Gjykatë e padrejtë. Mirëpo fuqia të mposht, përndryshe unë jam kanë tri vjet në Gjykatën Ndërkombëtare, në vitin 2004, 2005 dhe 2006. Jam 73 vjeç dhe apet po duhet mu ballafaqu”, përfundoi Isuf Gashi.

Ndryshe sot ftesë nga Specialja, ka marrë edhe deputeti i AAK-së, Blerim Kuçi. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dhunë në familje në Shtime: Dy burra dhe një grua rrihen mes vete, përfundojnë në spital

Dy burra dhe një grua janë rrahur mes vete në Shtime, teksa rasti është...

Ditë e mirë për të qëndruar brenda, sot mot i vranët dhe me shi

Sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me shi. “Mot kryesisht i...

Arrestohet një person, iku nga burgu vitin e kaluar dhe kanosi ish-gruan e vëllanë e saj

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan e ka arrestuar një person me iniciale M.G...