Arrestohet një person, iku nga burgu vitin e kaluar dhe kanosi ish-gruan e vëllanë e saj

PUBLIKUAR

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan e ka arrestuar një person me iniciale M.G në Prishtinë, i cili ishte arratisur nga Qendra Korrektuese në Gjilan më 15 korrik të vitit të kaluar.

Sipas policisë, i dyshuari që nga koha e arratisjes e deri më sot dyshohet se përmes telefonit e ka kanosur ish-bashkëshorten dhe vëllanë e saj, ku janë hapur dy raste për “kanosje”.

“Pas arrestimit është bërë kontrolluar në trup i dyshuari dhe te i njëjti është gjete se me vete kishte edhe një sasi te dyshuar narkotike (e cila dyshohet te jete hashash me peshe te përgjithshme prej 38.92 gr.)”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, bëhet e ditur se pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, ku mbi të rëndojnë tri vepra penale, dy për “kanosje” dhe një për “arratisje nga burgu”.

SHIKO MË SHUMË

Tërmet në Kosovë, kaq ishte magnituda

Një tërmet është regjistruar sot në Kosovë. Sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetaretërmeti është regjistruar në orën...

Vidhet kasaforta e xhamisë në Kaçanik

Vidhet kasaforta e xhamisë në Kaçanik, policia jep detaje Persona të panjohur dyshohet se kanë...

Mbyllen edhe dy biznese të kriptovalutave dhe këmbimoreve, IQMT vazhdon aksionin në gjithë Kosovën

Dy biznese që ushtrojnë veprimtari në fushën e kriptovalutave dhe këmbimoreve janë mbyllur gjatë...