Furrtari libanez që tash e 13 vite u jep ushqim të freskët të pastrehëve

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Ish-komandant Qeriqi përfundon dëshminë në rastin Thaçi dhe të tjerët

(Përditësuar, ora 13:29)- Pas dy ditësh e gjysmë dëshmi, ka përfunduar dëshminë dëshmitari i...

Një furrtar me zemër të madhe tash e 13 vite ushqen të pastrehët. Chris Mansour pronar i furrës One Way Lebanese në Melbourne të Australisë, filloi me punën e tij bamirëse, pasi pa dy persona duke kërkuar ushqim nëpër kontejnerë të mbeturinave para lokalit të tij.

I prekur nga ajo që pa, vendosi t’i ndihmojë. Çdo pasdite ai mbushë kutitë me bakllava, ëmbëlsira dhe specialitete tjera të cilat ia jep të pastrehëve, transmeton Telegrafi.

Familjet që jetojnë në rrugë presin para lokalit të tij që të marrin ushqimin që ai ua falë. Mansour vlerësohet të ketë dhuruar deri më sot ushqim në vlerë prej mbi 100 mijë dollarë.

Ushqimin që ua jep nuk është “bajat” – përkundrazi i freskët që e dhuron pa përtesë, madje thotë se ky veprim e bën të lumtur atë.

“Si mund ta shihni një njeri të uritur dhe mos ta ndihmoni, kur e dini se ju ka tepruar ushqim. Është një ndjenjë shumë e mirë kur i shihni të pastrehët duke dalë nga lokali me ushqim në duar”, ka deklaruar furrtari libanez Mansour. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

I riu nga Kroacia e shndërron autobusin e vjetër në ‘një klub nate’

Zhelimit Matiq nga Zagrebi, disa vite më parë bleu një autobus të vjetër të...

Çifti britanik heq dorë nga stili i vjetër i jetës për të jetuar në furgonin e tyre

Një çift që la stilin e vjetër të jetesës pasi ndiheshin të ‘mbytur’ nga...

Askush nuk e di se si u ndërtua kisha mbi këtë shtyllë prej guri 40 metra

Struktura misterioze shihet në legjendën lokale si një “shtyllë e jetës” dhe një “simbol...